Shërbimi elektronik "Leje pune për punësim të miturish" u mundëson subjekteve ekonomike të aplikojnë me qëllim punësimin e kategorisë së punëmarrësve nën 18 vjec, sipas përcaktimeve të dispozitave ligjore për të siguruar një punë të denje, tëe sigurt e të shëndetshme për ta.
Baza ligjore :
- Ligji nr 7961 date 12.07.1995 (i ndryshuar), Neni 98-103;
- Ligji Nr 9634 datë 30.10.2006 i ndryshuar "Për inspektimin e Punës";
- Vendim nr. 108, datë 15.2.2017 Për miratimin e Rregullores “Për mbrojtjen e fëmijëve në punë”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Ekzaminimi mjekësor i punëmarrësit/ve të mitur, që do të punësohen nga subjekti;
- Dokumenti i vlerësimit të rriskut për vendin e punës ku do të punojë i mituri.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin " Leje pune për punësim të miturish";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin përkatës elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Me marrjen e kërkesës, Dega Rajonale e ISHPSHSH që ka nën juridiksion subjektin, njofton këtë të fundit për inspektimin që do të kryhet pranë tij, duke i dërguara autorizimin e inspektimit ku është përcaktuar data dhe ora e inspektimit së bashku me grupin e inspektoreve;
- Sipas përcaktimeve të dokumentit “Autorizim Inspektimi” vijohet me inspektim pranë subjektit, për të kryer kontrollin para autorizimit për punësimin e të miturve;
- Nga inspektorët që trajtuan rastin, hartohet një informacion i hollësishëm ku shprehen qartë për aprovim/mosaprovim;
- Mbi bazën e këtij informacioni nga Kryeinspektori i Degës Rajonale dërgohet konfirmimimi i autorizimit "Për punësim të miturish".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisëNë varësi të kërkesës së subjektit dhe natyrës së punës që do të kryhet nga ky punëmarrës.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al