Shërbimi elektronik "Leje Pune për ushtrim aktiviteti para vënies në punë të ndërmarrjes" u mundëson subjekteve ekonomike të aplikojnë me qëllim verifikimin nga ISHPSHSHSH-ja të ambientit të ri të punës para vënies në punë të ndërmarrjes apo një pjese të saj në të cilën ka zgjerim aktiviteti apo vendosjen e një linje të re teknologjike.
Inspektoret e punës bëjnë verifikimin nëse ambienti i ri i punës të mund të sigurojë një punë të sigurt për punëmarresit të cilët do të punojnë në të. Kontrolli dhe verifikimi konsiston në përmbushje të standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë nga ana e subjektit, që në fazën e projektimit dhe ndërtimit të vendeve të punës. Inspektorët e punës i komunikojnë subjektit të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore për veprimtarinë e parashikuar si dhe shqyrtojnë masat që duhet të merren.
Baza ligjjore :
- Ligji nr 7961 date 12.07.1995 (i ndryshuar), Neni 41 Pika 1 ; 2; 3 dhe 4;
- Ligji Nr 9634 datë 30.10.2006 i ndryshuar "Për inspektimin e Punës";
- Ligji 10237 datë 18.02.2010 Ligji "Për sigurinë dhe shëndetin në punë" i ndryshuar;
- VKM Nr.513, datë 30.7.2004 "Për klasifikimin e veprimtarisë dhe për dokumentacionin e procedurën për dhënien e lejes nga inspektori i punës, para vënies në punë të ndërmarrjes".
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokument i instalimeve të makinerive dhe paisjeve;
- Lista e lëndeve të rrezikshme që do të përdoren;
- Plani, projekti i vendeve të punës;
- Dokument që tregon sipërfaqen dhe vëllimin e vendit të punës.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Leje Pune për ushtrim aktiviteti para vënies në punë të ndërmarrjes";
- Klikoni butonin "Përdor" ;
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Me marrjen e kërkesës, Dega Rajonale e ISHPSHSH që ka nën juridiksion subjektin, njofton këtë të fundit për inspektimin që do të kryhet pranë tij, duke i dërguara autorizimin e inspektimit ku është përcaktuar data dhe ora e inspektimit së bashku me grupin e inspektoreve;
- Sipas përcaktimeve të dokumentit “Autorizim Inspektimi” vijohet me inspektim pranë subjektit, për të kryer kontrollin para autorizimit Leje Pune për ushtrim aktiviteti para vënies në punë të ndërmarrjes;
- Nga inspektorët që trajtuan rastin, hartohet një informacion i hollësishëm ku shprehen qartë për aprovim/mosaprovim;
- Mbi bazën e këtij informacioni nga Kryeinspektori i Degës Rajonale dërgohet konfirmimimi i autorizimit “Për ushtrim aktiviteti para vënies në punë të ndërmarrjes apo nje pjese te saj”.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al