LinkButtonLinkButton

Autorizim për punë jashtë kohës normale

Kontaktet
Tel:  +355 4 2368473
E-mail:  info@sli.gov.al
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim për punë jashtë kohës normale
Shërbimi elektronik "Autorizim për punë jashtë kohës normale" u mundëson subjekteve ekonomike të aplikojnë me qëllim kryerjen e punës përtej kohës normale ditore/javore të saj, në situata apo rrethana që diktojne domosdoshmërinë. Numri maksimal i orëve shtesë të punës mund të tejkalohet në rastet e forcës madhore ose në dobi të popullsisë. Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë me një arsye të justifikuar dhe me pëlqimin e punëmarrësit duke marrë parasysh kushtet personale dhe familjare të punëmarrësit. Numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën individuale ose kolektive të punës. Mund të ketë përjashtime për periudha deri në 4 muaj që punëmarrësi të punojë dhe mbi 48 orë me kusht që koha mesatare javore e punës për këtë periudhë nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë. Kufiri maksimal për të gjitha llojet e punëve është jo më shumë se 200 orë në vit. Me autorizimin e Inspektoratit të Punës numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet në raste të veçanta në dobi të popullsisë. Në këtë rast është përcaktuar kufi maksimal orësh apo kohështrirje. Baza ligjjore : -Ligji nr 7961 date 12.07.1995 (i ndryshuar), neni 90 pika 4; -Ligji Nr 9634 datë 30.10.2006 i ndryshuar "Për inspektimin e Punës".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Lista e punëmarrësve që do të kryejnë këto orë shtesë me nënshkrimin e tyre për dakortësinë e kryerjes së punës jashtë kohës normale; - Dakortësia e sindikatës (nëse operon një e tillë) në subjekt.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim për punë jashtë kohës normale"; - Klikoni butonin "Përdor" ; - Plotësoni formularin përkatës elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Me marrjen e kërkesës, Dega Rajonale e ISHPSHSH që ka nën juridiksion subjektin, njofton këtë të fundit për inspektimin që do të kryhet pranë tij, duke i dërguara autorizimin e inspektimit ku është përcaktuar data dhe ora e inspektimit së bashku me grupin e inspektoreve; - Sipas përcaktimeve të dokumentit “Autorizim Inspektimi” vijohet me inspektim pranë subjektit, për të kryer kontrollin para aprovimit të kësaj kërkese; - Nga inspektorët që trajtuan rastin, hartohet një informacion i hollësishëm ku shprehen qartë për aprovim/mosaprovim dhe kohëzgjatja e këtij aprovim; - Mbi bazën e këtij informacioni nga Kryeinspektori i Degës Rajonale dërgohet konfirmimimi i aprovimit/mosaprovimit dhe kohëzgjatjes së tij drejtuar subjektit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të llojit të kërkesës por jo më e gjatë se 6 muaj.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin