LinkButtonLinkButton

Aplikimi dhe dorëzim dokumentacioni për t'u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish-qeramarrës në ish pronë private

Kontaktet
Tel:  +355 42 227 796
E-mail:  info@ekb.gov.al
Adresa:  Rruga e Kavajes nr.80, hyrja 1, kati i 5, Tirane(ish shtepia botuese Naim Frasheri) Tiranë

Video udhëzuese
Aplikimi dhe dorëzim dokumentacioni për t'u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish-qeramarrës në ish pronë private
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikimi dhe dorëzim dokumentacioni për t'u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish-qeramarrës në ish pronë private
Për familjet që përfitojne kredi të lehtësuara nga shteti, bazuar ne ligjin nr. 22/2018 “Për strehim social”, Aktit Normativ nr.3/2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjeketve të shpronësuara” si dhe në Udhëzimin nr.6257/2008, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Certifikatën e gjendjes familjare të datës 01 Dhjetor 1992 dhe atë aktuale. 1. Vërtetimin për përfitimin e statusit banor në ish pronë private, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, përpara vitit 2006.
2. Kopje të kontratës së qiramarrjes, (me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa)/Autorizim apo Vendim të lëshuar nga ish Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara)/Akti i dhënies dhe marrjes në dorëzim të banesave shtetërore apo çdo dokument tjetër të shërbyer zyrtarisht nga ish komunale banesa, që vërteton lidhjen mes banesës së kthyer pronarit dhe qiramarrësit.
2. Vërtetim negativ nga organet tatimore, ku asnjë prej anëtarëve të familjes që përfiton kredi të lehtësuar, të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar si biznes i madh. 3. Vendimi i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuar)/Vendim gjykate, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm /Dokument të lëshuar nga ish N. K. Banesa për kalim prone në favor të pronarëve/Certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit (origjinale ose e noterizuar)/Urdhër Ekzekutimi, të lëshuar nga Gjykata e Rrethit për lirimin e banesës së pronarit të ligjshëm, në zbatim të Aktit.
4. Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës së gjendjes familjare të datës 01.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin " Aplikimi dhe dorëzim dokumentacioni për t'u trajtuar me kredi të lehtësuar me 0% interes si ish-qeramarrës në ish pronë private"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin përkatës elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Komisioni i ngritur nga Titullari shqyrton të gjithë dokumentacion nëse janë në rregull dhe më pas dërgon emrin në bankën për të përfituar kredi të lehtësuar nga shteti me 0%.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
20 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin