Shërbimi elektronik "Rivendosje fjalëkalimi për tatimpagues të regjistruar" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me fjalëkalim të ri në rast se kanë humbur apo nuk mbajnë mend fjalëkalimin dhe nuk mund të logohen (aksesojnë) në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik.
Ky shërbim i ofrohet tatimpaguesve për të bërë të mundur plotësimin e detyrimit të tyre ligjor për deklarim të detyrimeve tatimore vetëm në mënyrë elektronike.
Baza ligjore:
• Ligji Nr. 9920 , datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar apo biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Rivendosje fjalëkalimi për tatimpagues të regjistruar";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Vendosni fjalëkalimin e ri tek seksioni" Ndrysho Fjalëkalimin" ;
- Klikoni butonin “Ruaj ” në fund të faqes së aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagese
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al