Shërbimi elektronik "Përditësimi i të dhënave të biznesit" u mundëson qytetarëve, në cilësinë e administratorit të subjektit, të bëjnë përditësimin pranë Regjistrit Tregtar, të të dhënave të identifikimit (NID), për personat e lidhur me një subjekt të regjistruar në Regjistrit Tregtar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Me kryerjen e këtij përditësimi, e dhëna e identifikimit do të ndryshohet automatikisht. Ky shërbim ofrohet në përputhje me përcaktimet ligjore të Ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Përditësimi i të dhënave të biznesit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Vendosni NUIS të subjektit për të cilin jeni administrator dhe kërkoni të kryeni ndryshime;
- Pas vendosjes së NUIS bëhet verifikimi nëse individi që është autentifikuar është administrator i subjektit për të cilin ka vendosur NUIS;
- Pas plotësimit të të dhënave në formularin elektronik, aplikimi postohet në Regjistrin tregtar dhe të dhënat përditesohen automatikisht;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al