"Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur" është një shërbim elektronik i cili u mundëson subjekteve të aplikojnë online për t'u pajisur me vërtetim që dëshmon se subjekti është i autorizuar të ushtrojë aktivitetin gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të COVID-19, në përputhje me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Aplikimi për shërbimin "Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur" për shtetasit e huaj që janë administratorë të një biznesi në Shqipëri, mund te kryhet me anë të SMS në numrin 55155, me tekst si në formatin më poshtë:
Formati i SMS: VS NIPT NID
*
Shënim: Gërma V dhe S janë të pandryshueshme.
Kujdes! Ky vërtetim duhet të mbahet gjatë gjithë kohës në ambientet e subjektit dhe t’i tregohet inspektorëve ose punonjësve të policisë në rast kontrolli.
Ky autorizim është i vlefshëm për mbajtësin, deri në momentin që aktiviteti të cilin ai ushtron është në listën e aktiviteteve të lejuara. Në rast se aktiviteti mund të përbëjë rrezikshmëri për shëndetin dhe futet në listën e aktiviteteve të mbyllura, atëherë autorizimi automatikisht humbet vlefshmërinë e tij, në momentin që njoftohet publikisht ndryshimi i kategorisë së aktivitetit.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Në formularin elektronik do të shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë;
- Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të dërgohet menjëherë në adresën e email-it te biznesit që është regjistruar në platformën e-Albania.
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar:
Ndrysho të dhënat e llogarisë.- Para së të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-Albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.
Vërtetimin e gjeneruar mund ta gjeni gjithashtu në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" tek hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al