LinkButtonLinkButton

Pajisja me Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve për Trupin Diplomatik

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Pajisja me Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve për Trupin Diplomatik
Autorizimi mbi përjashtimin nga Detyrimet doganore, Tvsh dhe Akcizë të zërit “karburant” për trupin Diplomatik është një autorizim i cili lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në zbatim të marrëveshjeve reciproke të cilat ndiqen nga Ministria e Marrëdhënieve me Jashtë. Ky autorizim ka për qëllim njohjen e të drejtës së përjashtimit në import dhe furnizimin me pakicë brenda vendit të të gjitha njësive Dplomatike të akredituara si të tilla në RSH. Për këtë qëllim në zbatim të udhëzimit nr. 17 datë 26.07.2016 të gjitha njësitë Diolomatike paraqesin nëpërmjet notës verbale të Protokollit të Shtetit në MPEJ sasitë e nevojshme për furnizim sipas aneksit përkatës dhe kontratës së furnizimit me furnizuesin. Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar (neni 80); VKM Nr. 612, datë 09.05.2012, "Mbi Dispozitat Zbatuese të Ligjit për Akcizat" i ndryshuar (nenet 154,155 dhe aneksi 2); Udhëzimi Nr. 17, datë 26.07.2016, "Mbi procedurat e përjashtimit nga detyrimet e importit dhe detyrimet e tjera tatimore të lëndëve djegëse për përdorim për nevoja zyrtare dhe personale, në kuadër të misioneve diplomatike dhe konsullore, misionet speciale të akredituara në Shqipëri, si dhe të organizmave ndërkombëtarë, të njohur si të tillë nga Republika e Shqipërisë".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Kontrata e përfituesit me furnitorin - Konfirmimi zyrtar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pajisja me Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve për Trupin Diplomatik"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
3 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin