Nëpërmjet shërbimit "Aplikim për licencë te agjentit doganor" mundësohet online licencimi i Agjentëve Doganore. Nëpërmjet licencimit te agjentëve doganorë, autoritetet doganore mund të bëjnë verifikimin e detajuar të mundësive dhe besueshmërisë së personave që zgjedhin të ofrojne shërbimin e përfaqësimit të tërthortë të operatorëve ekonomikë në formalitetet doganore.
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 24-26); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014,Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 78-88); Udhëzimi nr.5, datë 28.03.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave “Për zbatimin praktik të procedurave për miratimin dhe funksionimin e përfaqësimit në doganë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe nga Organi i Prokurorisë |
1. Kopje të njehsuar të diplomës universitare |
2. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) |
2. Dokument mbi eksperiencën e punës si punonjës ndihmës pranë një agjencie doganore jo më pak se 1 vit |
3. Vërtetim nga Departamenti i Administratës Publike që personi nuk është i punësuar në administratën shtetërore |
|
4. Rezulton kalues në testimin/provimin e zhvilluar për këtë qëllim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për licencë te agjentit doganor";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al