LinkButtonLinkButton

Licencë për deklarues të drejtëpërdrejtë

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Licencë për deklarues të drejtpërdrejtë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Licencë për deklarues të drejtëpërdrejtë
Ky shërbim i mundëson opratorëve ekonomikë të përfaqësohen vetë (në mënyrë të drejtpërdrejtë) në doganë për të kryer procedurat e deklarimit të mallrave të importuara ose eksportuara prej tyre pa qenë nevoja që këtë shërbim t’a marrin nga të tretët (agjentët doganorë) kundrejt tarifave përkatëse. Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 24-26), VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 78-88), Udhëzimi nr.5, datë 28.03.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave “Për zbatimin praktik të procedurave për miratimin dhe funksionimin e përfaqësimit në doganë”

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetim Prokurorie (përfaqësuesi) 1. Kontratë pune
2. Vërtetim Gjykate (përfaqësuesi) 2. Kopje e diplomës e njehsuar me origjinalin e noterizuar
3. Dëshmi Penaliteti (përfaqësuesi) 3. Prokurë e posaçme e përfaqësuesit e noterizuar
4. Vërtetim debitor Doganë
5. Vërtetim debitor Tatime
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Licencë për deklarues të drejtëpërdrejtë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore; - Nëse aplikimi i ploteson kushtet e percaktuara ne legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i ploteson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin