LinkButtonLinkButton

Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore
Nëpërmjet shërbimit "Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore" bëhet pajisja me vërtetimin per shlyerjen e pjesshme apo të plotë të detyrimeve doganore. Çdo qytetar, subjekt tregtar, organizatë jofitimprurëse, institucion shtetëror, etj qe ka zhvilluar aktivitet import eksporti nga i cili kane lidur detyrime financiare ndaj doganes , te cilat jane shlyer teresisht apo pjeserisht ka te drejte te kerkoje ne çdo moment per çfardolloj arsyeje , konfirmim nga administrata doganore per shlyerjen e detyrimeve. Administrat doganore me te mare kerkesen pasi ben verifikimet ne bazen e te dhenave jep konfirmim per shlyerje te detyrimeve apo per detyrime te pa shlyera me statusin e debitorit. Për të ruajtur kofidencialitetin e të dhënave, kërkesa hartohet nga administratori i kompanisë,nga titullari i institucionit , apo nga vetë individi i interesuar. Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar ; Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar; Ligji 119/2014 “Per te drejten e informimit”; Ligji nr.9887 dayw10.03.2008 “Per mbrojtjen e tw dhwnave personale”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues për këtë shërbim.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes; - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë sapo paraqitet kërkesa

Periudha e vlefshmërisë
Konfirmimi jepet i specifikuar për ato periudha për të cilat shlyerja e detyrimeve është evidentuar dhe marrë në evidencë.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin