LinkButtonLinkButton

Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5 Tiranë
Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje
Nëpërmjet shërbimit "Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje" aplikohet për autorizim për përjashtimin e TVSH-së për investimet të cilat e kalojnë shumën 50 mln. Me anë të këtij autorizimi operatori ekonomik nuk paguan TVSH në momentin e zhdoganimit të mallit. Ky lloj përjashtimi jepet për makineritë dhe pajisjet të cilat janë të përfshira në aneksin e bazës ligjore të mëposhtme. Ligji Nr. 92, datë 24.07.2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (neni 56 pika 38/a); VKM Nr. 953, datë 29.12.2014, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar (neni 8 dhe aneksi 1); VKM Nr. 13, datë14.01.2015, Për një shtesë në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” ¿ • VKM Nr. 841, datë 14.10.2015, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar; VKM Nr. 8, datë11.01.2017, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të këshillit të ministrave, “Pë dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, ‘Pë tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; VKM Nr. 84, datë 08.02.2017, Për një ndryshim në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr/ 92/2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Kopje të marrëveshjes me Këshillin e Ministrave, me anë të së cilës është miratuar kontrata e investimit, ku të jetë e specifikuar vlera e investimit e barabartë ose mbi 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë (nëse ka një marrëveshje të tillë), ose në raste të investimeve tërësisht private, kopje të lejes/licencës/autorizimit (vetëm për kërkesën e parë) - Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, ku të jetë e përcaktuar se vlera e investimit është e barabartë ose mbi 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, si dhe kohëzgjatja e investimit - Kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi - Përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj - Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitje

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të mënyrës së zhdoganimit, nga 1 deri në 6 muaj

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin