Autorizimi "Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit" është një autorizim që i jepet opratorit ekonomik i cili vepron në fushën e agrobiznesit. Me anë të këtij autorizimi operatori përfiton nga përjashtimi i pagesës së TVSH-së në momentin e importimit. Makineritë dhe pajisjet që përfitojnë nga ky përjahstim janë të listuara në Aneksin e bazës ligjore të mëposhtme.
Ligji Nr. 92, datë 24.07.2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (neni 56 pika 38/a); VKM Nr. 953, datë 29.12.2014, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar (neni 8 dhe aneksi 1); VKM Nr. 13, datë14.01.2015, Për një shtesë në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” ; VKM Nr. 841, datë 14.10.2015, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar; VKM Nr. 8, datë11.01.2017, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të këshillit të ministrave, “Pë dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, ‘Pë tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar; VKM Nr. 84, datë 08.02.2017, Për një ndryshim në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr/ 92/2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin dhe kohëzgjatjen e investimit
- Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet
- Të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive e të pajisjeve që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit
- Kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi
- Përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj
- Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë
Periudha e vlefshmërisëNë varësi të mënyrës së zhdoganimit, nga 1 deri në 6 muaj.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al