LinkButtonLinkButton

Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës
Nëpërmjet shërbimit "Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës” mund të dërgohet aplikimi për autorizim i cili lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në rastin e importit të produkteve që u nënshtrohen akcizës dhe kur niveli i taksimit sipas shtojcës 1 të ligjit 61/2012 "Për akcizat " varet nga sasia e prodhimit faktik të vitit të mëparshëm kalendarik. Për këtë qëllim si dhe në zbatim të Udhëzimi Nr. 20, datë 28.9.2012 i Ministrit te Financave “Mbi përcaktimin e standardeve të dokumentit për vërtetimin e sasisë së prodhimit për qëllime të përcaktimit të nivelit të detyrimit të akcizës” importuesit të cilët kërkojnë një nivel të reduktuar akcize për produktin e importuar duhet të paraqesin pranë DPD-se të , një dokument me të cilin të deklarojë sasinë e prodhimit të kompanisë prodhuese të kësaj kategorie/lloj produkti. Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar; Udhezim Nr. 20, datë 28.09.2012, i Ministrisë së Financave, i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Deklaratë e furnitorit për sasinë e prodhimit të vitit të mëparshem për totalin e të gjitha markave të produkteve të të njëjtës kategori/lloj produkti të prodhuar - Deklaratë e furnitorit mbi ekskluzivitetin e prodhimit të markave të deklaruara - Dokumenti i lëshuar nga autoriteti fiskal mbikëqyrës i prodhuesit në shtetin përkatës për konfirmimin e sasisë së prodhuar

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në fund të vitit kalendarik në të cilin është lëshuar.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin