Regjimi i Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë nga detyrimet e importit mundëson importimin përkohësisht të mallrave që i shërbejnë prodhimit (si; paisje apo vegla pune, stampa, forma e matrica, etj) ose që do të ekspozohen në panaire apo ngjarje, etj.
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 192-202 dhe 223-226), VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 649-685).
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Fatura proformë
- Listëngarkesa e mallrave
- Dokument për të vërtetuar se mallrat do të qëndrojnë përkohësisht në territorin shqiptar
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjimin e lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Degës Doganore;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëDeri në dy vjet
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al