Autorizimi për regjimin e Përpunimit Aktiv me procedurë të thjeshtuar mundëson importimin përkohësisht të mallrave joshqiptare për qëllime të riparimit të tyre ne mënyre të shkurtuar duke paraqitur kërkesën pranë zyrës doganore që ka në kompetence territoriale ambjentet e operatorit ekonomik (zyra mbikqyrëse e regjimit).
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 191-202 dhe 228-231), VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 529-565 dhe 687-690, Udhëzimi nr.4, datë 28.03.2019 “Për zbatimin praktik të regjimit të Përpunimit Aktiv” të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Kontrata e porosisë së operatorit ekonomik me firmat e huaja për përpunimin e mallrave
- Deklarimi i operatorit ekonomik në lidhje me plotësimin e kushtit ekonomik (aneksi 9) i Udhëzimit Nr.04 datë 28.03.2019 “Për zbatimin praktik të regjimit të përpunimit aktiv”
- Karta teknologjike dhe metoda që ndiqet për përcaktimin e koeficientit të shfrytëzimit (Në rastet kur importohen mallra të cilat për natyrën e tyre apo procesin teknologjik që kryhet humbasin pjesërisht apo tërësisht)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për regjim të përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Degës Doganore;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet përditësimi i autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëNga 1 deri në 5 vjet
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al