LinkButtonLinkButton

Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë
Nëpërmjet shërbimit "Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë" mund të dërgohet aplikimi në ato raste kur për mallrat e vendosura nën këtë regjim (kundrjet një autorizimi) kërkohet të perdoren për një kohë më të gjatë ose kur marrëdhëniet kontraktuale me pronarin e tyre rinovohen (cdo vit apo periudha të vitit). Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 192-202 dhe 223-226); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 649-685).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Marrëveshja (kontrata) e lidhur midis palëve për shtyrjen e afatit të mallrave që janë të vendosura nën regjim - Autorizimi (fotokopje)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Degës Doganore; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet përditësimi në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Deri në dy vjet

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin