Kërkesa për shtyrje të afatit të qëndrimit të mallrave nën regjimin e Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të pjesshem përdoret në ato raste kur për mallrat e vendosura nën këtë regjim (kundrjet nje autorizimi) kërkohet të perdoren për një kohë më të gjatë ose kur mardheniet kontraktuale me pronarin e tyre rinovohen (cdo vit apo periudha te vitit).
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 192-202 dhe 223-226); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 649-685).
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Marrëveshja (kontrata) e lidhur midis palëve për shtyrjen e afatit të mallrave që janë të vendosura nën regjim
- Autorizimi (fotokopje)
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për shtyrje afati të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të pjesshëm";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Departamentit Teknik të Akcizës ;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë
Periudha e vlefshmërisëDeri në 10 vjet
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al