LinkButtonLinkButton

Kërkesë për miratim shtese degë doganore në Regjimin e përpunimit Aktiv

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Kërkesë për miratim shtese degë doganore në Regjimin e përpunimit Aktiv
Duke shtuar në autorizimin e Përpunimit Aktiv degë doganore të ndryshme nga ajo e caktuar për mbikqyrjen e regjimit, bëhet e mundur që mallrat të futen (depozitojnë deklaratën për hyrjen e mallrave në regjim) dhe/ose të dalin në zyra të ndryshme nga ajo e zyrës mbikëqyrëse të autorizimit. Një gjë e tillë mundëson lehtësi (ulje të kohos dhe kostove për procedurat e deklarimit) për ato raste kur zyra mbikqyrëse ndodhet në brendësi të territorit dhe zyrat e autorizuara për hyrjen/daljen ndodhen në kufi. Krijon mundësine ekryerjes se veprimeve ne rastet kur mallrave levizin me mjetet me ngarkesa të përziera (grupazh) Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 191-202 dhe 228-231) neni 529 deri 565 dhe nenet 687 deri 690 të VKM-së 651 datë 10.11.2017, Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor; VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 529-565 dhe 687-690).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Kopje e autorizimit ekzistues - Shtesë kontrate apo kontrata e re nëse është e nevojshme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për miratim shtese degë doganore në Regjimin e përpunimit Aktiv"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Nga 1 deri në 5 vjet

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin