Nëpërmjet shërbimit "Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit" u mundësohet subjekteve aplikimi për përjashtim për akcizën e karburantit të përjashtuar nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, akciza për anijet e peshkimit. Subjektet e peshkimit (personat juridikë dhe fizikë) me qëllim përdorimi i anijeve të peshkimit, të cilat kanë marrë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 20 të vendimit nr. 612 datë 05.09.2012 të Këshillit të Ministrave, "Për dispozitat zbatuese të ligjit 61/2012 "Për akcizat", të ndryshuar.
Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar; VKM Nr. 612, datë 09.05.2012, "Mbi Dispozitat Zbatuese të Ligjit për Akcizat" i ndryshuar; Udhëzim i ministrit të Financave dhe ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave nr. 18, datë 15.6.2015, "Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Autorizimi si pritës i regjistruar lëshuar nga DPD |
1. Dokumentacioni i plotë i mjetit lundrues lëshuar nga Regjistri Detar dhe Kapiteneria |
2. Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesin - E-SIG 02/a |
2. Polica e sigurimit lëshuar nga kompanitë e sigurimit |
3. Licenca e peshkimit (Akt Miratimi) që lëshohet nga Ministria e Bujqësisë |
3. Kontrata e furnizimit lidhur ndërmjet pritësit dhe kompanisë furnizuese me naftë |
4. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë |
4. Faturë shit-blerje të sasisë së karburantit |
|
5. Njoftimi i Kompanisë furnizuese (naftës) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, autorizimi dërgohet për njoftim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (Akcizës dhe Antikontrabandës) dhe Drejtorisë Rajonale Tatim Taksave kompetente; Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 ditë
Periudha e vlefshmërisëSipas përcaktimit nga dega doganore që e lëshon (10-20 ditë).
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al