Nëpërmjet shërbimit "Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: për farat" pëfitohet autorizim që përdoret në momentin e importimit të farave për mbjellje. Me këtë autorizim përfitohet një reduktim i tarifës doganore nga ana e importuesit.
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 27, 28 dhe 56 pika 2); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 14-32, 91 dhe 737).
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Fatura proformë / fatura
- Certifikata fitosanitare
- Dokumentacioni me treguesit cilësor të materialit mbjellës bimor
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: për farat";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit15 ditë
Periudha e vlefshmërisëNë varësi të kërkesës për mbërritjen e mallit, nga 1 deri në 6 muaj.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al