LinkButtonLinkButton

Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim
Nëpërmjet shërbimit "Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim" mund të dërgohet aplikimi për të përfituar nga reduktimi i taksës doganore për shkak të qëllimit të përdorimit. Në këtë rast aplikuesi perfiton uljen e taksës doganore dhe ulje të kostove të pagesave në doganë. Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 27, 28 dhe 56 pika 2); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 14-32, 91 dhe 737).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Fatura proformë / fatura - Certifikata fitosanitare (nga vendi eksportues) - Lista e detajuar me të dhënat për emrin, moshën, mbarese apo jo (për kafshët) - Firot apo koeficentin e shfrytëzimit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të kërkesës për mbërritjen e mallit, nga 1 deri në 12 muaj.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin