LinkButtonLinkButton

Autorizim Pritës i Regjistruar

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim Pritës i Regjistruar
Nëpërmjet shërbimit "Autorizim Pritës i Regjistruar" i jepet mundësia operatorit të presë mallra akcize, që lëvizin nën një regjim pezullues të detyrimeve brenda territorit të vendit. Përfituesi i shërbimit është një qytetar ose subjekt tregtar, i cili përmbush kriteret dhe kushtet e nevojshme për të aplikuar për shërbimin e cilësuar. Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar; VKM Nr. 612, datë 09.05.2012, "Mbi Dispozitat Zbatuese të Ligjit për Akcizat" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekstrakt të QKB-së 1. Përshkrim të produkteve të akcizës që do trajtojë
2. Deklaratë me të dhënat për kapacitetin maksimal mbajtës të ambienteve:
3. Prokura e përfaqësuesit ligjor
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim Pritës i Regjistruar"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Degës Doganore; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Autorizimi hyn në fuqi në datën që firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm dhe është pa afat.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin