LinkButtonLinkButton

Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore (individ që ndërron vendbanimin, invalid paraplegjik ose tetraplegjik, USAID, Karitas, Kryqi i Kuq, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, OJF, Ndihma humanitare, GIZ, VUSH, Federata Sportive etj.)

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore (individ që ndërron vendbanimin, invalid paraplegjik ose tetraplegjik, USAID, Karitas, Kryqi i Kuq, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, OJF, Ndihma humanitare, GIZ, VUSH, Federata Sportive etj.)
Nëpërmjet shërbimit "Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore (individ që ndërron vendbanimin, invalid paraplegjik ose tetraplegjik, USAID, Karitas, Kryqi i Kuq, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, OJF, Ndihma humanitare, GIZ ,VUSH, Federata Sportive etj.)" mundësohet aplikimi për përjashtimin nga detyrimet doganore. U mundësohet operatorëve ekonomikë që me anë të autorizimit të përjashtimit të mos paguajnë detyrimet doganore në Degën Doganore përkatëse. Subjekti tregtar, i cili përmbush kriteret dhe kushtet e nevojshme për të aplikuar për shërbimin e cilësuar, individ apo administratë shtetërore. Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 27, 28 dhe 184); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë" (nenet 14-32, 398-521 dhe 737); Ligji Nr. 92, datë 24.07.2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; VKM Nr. 953, datë 29.12.2014, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar; Udhëzim Nr. 6, datë 30.01.2015, i Ministrit të Financave, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. Përjashtim nga detyrimet doganore për mallrat, sipas përcaktimit në bazën ligjore, që importohen për individ që ndërrojnë vendbanimin, invalid paraplegjik apo tetraplegjik, USAID, Karitas, Kryqi i Kuq, Forcat e armatosura, Policia e Shtetit, OJF, Institucione shtetërore, ndihma humanitare, GIZ, VUSH, Federata Sportive, etj.).

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti: - Akti i dhurimit - Plani i shpërndarjes së ndihmave - Dokumentacioni shoqërues i importit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore (individ që ndërron vendbanimin, invalid paraplegjik ose tetraplegjik, USAID, Karitas, Kryqi i Kuq, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, OJF, Ndihma humanitare, GIZ ,VUSH, Federata Sportive etj.)"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të kërkesës për mbërritjen e mallit, 1 deri në 6 muaj

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin