Statusi i eksportuesit të miratuar ka për qëllim lehtësimin e procedurave tregtare, pasi operatori ekonomik e deklaron vetë origjinën e produkteve, të cilat po i eksporton apo i ka eksportuar.
Statusi i eksportuesit të miratuar i mundësoni kompanisë vërtetimin e origjinës preferenciale të mallrave në eksport, nëpërmjet deklaratës-faturë/deklaratës-origjinë drejt vendeve, me të cilat Republika e Shqipërisë zbaton Marrëveshje të Tregtisë së Lirë si: vendet anëtare të Bashkimit Europian, vendet të CEFTA 2006, vendet të EFTA-s, Republikës së Turqisë, si edhe vendeve me të cilat mund të zbatohen marrëveshje ndërkombëtare në të ardhmen Përfitues i këtij shërbimi është operatori ekonomik, i cili eksporton mallra me origjinë preferenciale drejt vendeve, me të cilat vendi ynë zbaton marrëveshje të tregtisë së lirë. Kjo ndikon në shkurtimin e kohës së Operatorit Ekonimik pasi nga ana e tij nuk do të jete e nevojshme paraqitja e një çertifikate origjine ne çdo eksport.
MSA (Ligj Nr. 9590, datë 27.7.2006, "Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e Shteteve të tyre Anëtare, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 87, datë 14 Gusht 2006). Neni 22 i Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës (Ligj Nr. 1/2012, datë 26.01.2012, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 7, datë 20 Shkurt 2012); Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore CEFTA - 2006 (Ligj Nr. 9696, datë 21.3.2007, "Për ratifikimin e Marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore", botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 37, datë 31.03.2007. Neni 22 i Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës (Ligj Nr. 1/2012, datë 26.01.2012, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 7, datë 20 Shkurt 2012); Marrëveshja e Tregtisë se Lirë midis Republikës së Shqipërisë dhe Turqisë (Ligj Nr. 9733, datë 14.5.2007 "Për ratifikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë", botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 66/1 datë 08.06.2007. Neni 23 - Protokolli II, Ligj Nr. 9733, datë 14.5.2007. Fletore Zyrtare Nr. 66/1 datë 08.06.2007; Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Republikës së Shqipërisë dhe shteteve EFTA (Ligj Nr. 10288, datë 17.6.2010 Fletoren Zyrtare Nr. 91, datë 17.07.2010. Neni 22 i Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës (Ligj Nr. 1/2012, datë 26.01.2012, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 7, datë 20 Shkurt 2012; Urdhër 09 datë 4.01.2018 i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Karta Teknologjike
- Deklarata të furnitorit dhe kontrata
- Fotografi të ambienteve të prodhimit të produktit
- Fotografi të makinerive
- Fotografi të produkteve të importuara
- Fotografi të produktit final
- Autorizime
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për Statusin e Eksportuesit të Miratuar";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al