LinkButtonLinkButton

Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi

Kontaktet
Tel:  +35542259044
Adresa:  Kashar Mëzez, Lagjia Fushë Mëzez, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra "Pajtoni Bussines Center", kati 5, Tiranë

Video udhëzuese
Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi
Shërbimi "Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi" u mundëson aplikuesve, që si pjesë të aktivitetit të tyre, të mund të presin, të dërgojnë, të ruajnë, të magazinojnë produktet e akcizës në magazinat fiskale, nën regjimin e pezullimit të detyrimeve. Pajisja me autorizim, për të gjithë personat që blejnë, presin, dërgojnë, mbajnë dhe shesin produkte që i nënshtrohen akcizës, nën regjimin e pezullimit të detyrimeve. Ligji Nr. 61, datë 24.05.2012, "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar; VKM Nr. 612, datë 09.05.2012, "Mbi Dispozitat Zbatuese të Ligjit për Akcizat" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekstrakt të QKB-së 1. Planimetria e ambienteve të planifikuara për magazinë fiskale, të shoqëruara me foto për çdo plan si brenda ashtu edhe jashtë
2. Kopje e titullit të lejes apo licencës së lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit nëse subjekti për ushtrimin e aktivitetit duhet të pajiset me një licencë apo leje të parashikuar nga shtojca e ligjit për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë 2. Plani dhe përshkrimi i instalimeve të ndryshme që do të jenë pjesë e magazinës fiskale (instalime, depo, rezervuarë, tubacione etj.)
3. Akti i kalibrimit të kontejnerëve (depozitave, sillosa etj) nga DPM-ja, në rastet kur do të depozitohen lëngje apo materiale rifuxho 3. Deklarata për natyrën dhe pozicionin tarifor të produkteve që priten, dërgohen, mbahen dhe në rastin e magazinave të prodhimit edhe të lëndëve të para dhe produkteve të prodhuara
4. Çertifikimet përkatëse për instrumentet dhe pajisjet matëse nga DPM-ja 4. Prokura e përfaqësuesit ligjor
5. Vlerësimi i sasive të produkteve të akcizës të prodhuara, të përpunuara dhe të depozituara/të stokuara për një periudhë të caktuar (vjetore apo që mbulon aktivitetin nëse është sezonale):
6. Dokumenti i garancisë
7. Informacioni për sistemin kontabël që përdor shoqëria, si dhe masat e kontrollit të brendshëm e metodat e kontrollit që ajo përdor
8. Karta teknologjike me parametrat e punës, lëndët e para dhe produktet përfundimtare të përfituara sipas standardeve të përcaktuara më parë (ne perputhje me nenin 51 te VKM-së
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo"; - Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë Degës Doganore; - Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim. - Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
120 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Autorizimi hyn në fuqi në datën që firmoset nga Drejtori i Përgjithshëm dhe vlefshmëria është pa afat.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin