Pajisja e operatorit ekonomik me kodin tarifor të saktë në klasifikimin e mallrave sipas Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave i mundëson klasifikimin e saktë tarifor të mallit dhe të drejtën për ta përdorur këtë kod për një periudhë 3-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe nuk mund ta ndryshohet klasifikimi tarifor i mallit, perveçse në rastet kur kjo IDT bëhet e pavlefshme.
Kjo rrit sigurinë e operatorit ekonomik në aktivitetin e tij tregtar në lidhje me klasifikimin tarifor të mallit dhe rrjedhimisht me pagesat në momentin e importimit të mallrave.
Ligji Nr. 102, datë 31.07.2014, "Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (nenet 36-39); VKM Nr. 651, datë 10.11.2017, Nënseksioni 3, nenet 33 dhe 34.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Broshura
- Fotografi
- Mostra
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim Informacioni i Detyrueshëm Tarifor";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit30 ditë informimi , 120 ditë për lëshimin e autorizimit.
Periudha e vlefshmërisë3 vjet
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al