Nëpërmjet shërbimit "Autorizim Informacion Detyrues i Origjinës" mund të dërgohet aplikimi online për Autorizimin e Informacionit Detyrues të Origjinës nga operatori ekonomik. Autorizimi IDO është një vendim i cili jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe është detyrues si për mbajtësin e vendimit ashtu edhe për autoritet doganore në Republikën e Shqipërisë në lidhje me mallrat që do të importohen apo të eksportohen për një periudhë 3-vjeçare. Vendimi IDO jipet një lloj malli në një rrethanë të caktuar.
Ligji Nr. 102 datë 31.07.2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 27-39; Dispozitat Zbatuese të KD të R.Sh, nenet 19-41; Aneksi 11 i Shtojcës C të Dispozitave Zbatuese të KD – Forma e Aplikimit ; Aneksi 12-02 i Shtojcës B të Dispozitave Zbatuese të KD – Vendimi IDO.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Mostra;
- Fotografi;
- Karta teknologjike;
- Broshura.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim Informacion Detyrues i Origjinës";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjes;
- Nëse aplikimi i ploteson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotesim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën "Dokumentet e mia" në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të emailit , me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit120 ditë nga data e pranimit të kërkesës
Periudha e vlefshmërisë3 vjet pas datës së fillimit të vlefshmërisë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al