LinkButtonLinkButton

Vlerësimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Kontaktet
E-mail:  Kiara.Xhelili@ikrtk.gov.al Titullar i Institucionit. info@ikrtk.gov.al Donald.Baze@ikrtk.gov.al Ferdinat.Yzeiri@ikrtk.gov.al
Adresa:  Rruga “Aleksandër Moisiu”, ish Kinostudio Shqipëria e Re, Nr.56

Video udhëzuese
Vlerësimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Vlerësimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Nëpërmjet shërbimit “Vlerësimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” mund të bëhet aplikimi për vlerësimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Bazuar ne VKM, nr.795, datë 26.11.2003 për “Ngritjen, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të përhershëm të vlerësimit, të objekteve të trashëgimisë kulturore në pronësi private, të luajtshme dhe për kriteret shkencore e procedurat e vlerësimit të këtyre objekteve”, e ndryshuar me Vendim Nr.306, datë 23.05.2018 “Për disa ndryshime në vendimin nr.795,date26.11.2003 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të komisionit të përhershëm të vlerësimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në pronësi private të luajtshme dhe kriteret shkencore e procedurat e vlerësimit të këtyre objekteve”, VKM e mbetur akoma në fuqi deri në nxjerrjen e akteve nënligjore të parashikuara në Ligjin 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Aplikimi si subjekt Aplikimi si subjekt
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë.. 1. Mandatpagesa
2. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore, taksave deri në momentin e paraqitjes së kërkesës (nga bashkia dhe Drejtoritë Tatimore).. 2. Dokument noterial (pronësie/shitblerje/dhurim/përfaqësim) lidhur me objektin
3. Statuti i shoqërisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.. 3. Të dhënat e sakta të pronës pë të cilën kërkohet vlerësimi (formulari për çdo vepër)
4. Vërtetim nga Gjykata.
5. Vërtetim nga Prokuroria...
Aplikimi si individ Aplikimi si individ
1. Mandatpagesa
2. Dokument noterial (pronësie/shitblerje/dhurim/përfaqësim) lidhur me objektin
3. Të dhënat e sakta të pronës pë të cilën kërkohet vlerësimi (formulari për çdo vepër)
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ ose subjekt në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Vlerësimi i objekteve të Trashëgimisë Kulturore të luajtshme, në pronësi private që dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë "; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit dhe dërgimit të aplikimit, bëhet shqyrtimi nga specialistët përkatës; - Pas shqyrtimit dhe nëse aplikimi është në rregull, aplikanti udhëzohet rreth procedurave që duhet të ndjekë. Në të kundërt refuzohet aplikimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
120 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të vendimmarrjes së Komisionit të Vlerësimit.

Kostot
Aktualisht 5 000 Lekë për çdo objekt (shkarkoni faturën).

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin