Nëpërmjet shërbimit “Aplikim për regjistrim, si dhe Aplikim për leje zhvendosje të veprave të artit” jepet mundësia për institucionet publike qëndrore, njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe të çdo enti tjetër e institucioni publik, duke përfshirë bashkësitë fetare të njohura ligjërisht, personat fizikë dhe juridikë privatë, të kryerjnë procedurat e regjistrimit pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
Baza ligjore:
-Në zbatim të Neni 32 dhe 56, të Ligjit 27/2018, IKRTK ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare. IKRTK-ja monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore. IKRTK-ja u ofron shërbime organeve të administratës shtetërore qendrore, pushtetit vendor, institucioneve shkencore, kulturore apo fetare, personave fizikë dhe juridikë privatë për evidentimin, regjistrimin dhe katalogimin e pasurive kulturore.
Në zbatim të parashikimeve të këtij ligji, subjektet që kanë detyrë të njoftojnë autoritetet për regjistrimin e pasurive kulturore njoftojnë IKRTK-në brenda afateve të parashikuara në këtë ligj.
-VKM Nr. 432 datë 26.6.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
-VKM Nr. 278 datë 16.5.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:.
- Dokument Noterial (pronësie/shitblerje/dhurimi/përfaqësimi lidhur me objektin) (ky dokument nuk është i nevojshëm nëse aplikanti është autor i veprës);
- Foto para;
- Foto prapa;
- Skica.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ ose subjekt në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim, si dhe Aplikim për leje zhvendosje të veprave të artit";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas plotësimit të dokumentacionit dhe dërgimit të aplikimit, bëhet verifikimi në Bazën e të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK) me afatet e përcaktuara ne Ligjin 27/2018.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 dite
Periudha e vlefshmërisëProcedurat e regjistrimit në Bazën e të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK”, kryhen vetëm një herë dhe me një afat të përhershëm.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al