Nëpërmjet shërbimit “Lëshim vërtetimi për objektet Pasuri Kulturore të regjistruara në Bazën e të Dhënave Shtetërore "Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)"” mund të bëhet aplikimi për vërtetim për Subjektet Publike dhe Private që rezultojnë si posedues në Bazën e të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)” si dhe kanë kryer procedurat për regjistrim pranë QKIPK/IKRTK përgjatë periudhës 1995 – 2020.
Bazuar ne Ligjin 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” si dhe VKM Nr.278, datë 16.05.2018 “Për Krijimin e Bazës të të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Vërtetim regjistrim biznesi nga QKB ose vendimin e regjistrimit në gjykatë. |
1. Dokument noterial (pronësie/shitblerje/dhurim/përfaqësim) lidhur me objektin. |
2. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore, taksave deri në momentin e paraqitjes së kërkesës (nga bashkia dhe Drejtoritë Tatimore). |
|
3. Statuti i shoqërisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor. |
|
4. Vërtetim nga Gjykata |
|
5. Vërtetim nga prokuroria |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Lëshim vërtetimi për objektet Pasuri Kulturore të regjistruara në Bazën e të Dhënave Shtetërore "Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”;
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës;
- Pas dërgimit të aplikimit, bëhet shqyrtimi dhe verifikimi në Bazën e të Dhënave Shtetërore “Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK)”.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 ditë
Periudha e vlefshmërisë1-vjecare
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al