LinkButtonLinkButton

Kalim i të drejtave të autorit

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Kalim i të drejtave të autorit
Shërbimi elektronik “Regjistrimi i kalimit të të drejtave” i mundëson autorit/trashëgimtarit ligjor apo mbajtësit të së drejtës, të kryejë online depozitimin e dokumenteve për kalimin e te drejtave të veprës. Drejtoria e të Drejtës së Autorit pas shqyrtimit, vendos pajisjen ose jo me certifikatën e kalimit të të drejtave, brenda afatit të përcaktuar në VKM nr. 34, datë 18.1.2017 “Për procedurat e regjistrimit”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti: - Kontrata noteriale për kalim të drejtash - Mandat pagesa - Dokument plotësues

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ ose si subjekt në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi i kalimit të të drejtave"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, praktika kalohet për shqyrtim pranë Ministrisë të Kulturës; - Pas shqyrtimit dhe nëse praktika është në rregull, aplikanti pajiset me certifikatën e kalimit të të drejtave. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
45 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Është e vlefshme për aq sa parashikohet në kontratë, për aq sa palët kanë rënë dakort.

Kostot
Referuar VKM nr.33 date 18.1.20017 “ Per miratimin e tarifave per sherbimet e ofruara nga Drejtoria per te Drejten e Autorit” tarifat janë si vijon:
Nga 1-20 tituj 2000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Nga 21-50 tituj 3000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Nga 51-100 tituj 4000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Mbi 100 tituj 5000 lekë të reja (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin