LinkButtonLinkButton

Regjistrimi i të drejtës së autorit

Kontaktet
E-mail:  INFO@MEKI.GOV.AL
Adresa:  BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”, NR.3, TIRANË Tiranë

Video udhëzuese
Regjistrimi i të drejtës së autorit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Regjistrimi i të drejtës së autorit
Nëpërmjet shërbimit “Regjistrimi i të drejtës së autorit”, autori/trashëgimtari ligjor apo mbajtësi i të drejtës depoziton dokumentat për regjistrimin e veprës. Drejtoria e të drejtës së autorit pas shqyrtimit vendos pajisjen ose jo me certifikatë të subjektit brenda afatit të përcaktuar në VKM nr. 34, datë 18.1.2017 “Për procedurat e regjistrimit”. Regjistrimi i të drejtës së autorit kryhet duke u bazuar në ligjin 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura” me to”, konkretisht në nenin 18/1.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacioni që ngarkohet nga aplikanti: - Deklarata e aplikantit (Deklarata me autor | Deklarata me bashkautor) - Mandat pagesa

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi i të drejtës së autorit"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës; - Pas plotësimit të dokumentacionit, praktika kalon për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturë. Kopje e veprës në formë të shkruar ose CD, duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, në Ministrinë e Kulturës, brenda afateve kohore; - Pas shqyrtimit dhe nëse praktika është në rregull, aplikanti pajiset me certifikatën e të drejtës së autorit. Në të kundërt refuzohet regjistrimi duke njoftuar aplikuesin mbi arsyen e refuzimit nëpërmjet adresës e-mail dhe te rubrika "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
30 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Është akt administrativ me karakter të përhershëm

Kostot
Referuar VKM nr.33 date 18.1.20017 “ Per miratimin e tarifave per sherbimet e ofruara nga Drejtoria per te Drejten e Autorit” tarifat janë si vijon:
Nga 1-20 tituj 2000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Nga 21-50 tituj 3000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Nga 51-100 tituj 4000 lekë të reja (shkarkoni faturën)
Mbi 100 tituj 5000 lekë të reja (shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin