Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë personave mbi 18 vjeç, të interesuar të regjistrohen në klasën e 10-të të gjimnazit me kohë të pjesshme. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi me kohë të pjesshme personat që kanë mbaruar arsimin bazë (të detyrueshëm).
Regjistrimi në gjimnaz me kohë të pjesshme bëhet në gjimnazin me kohë të pjesshme që është në juridiksion të Zyrës Vendore Arsimore ku i interesuari ka vendbanimin. Personi i interesuar mund të aplikojë online duke filluar nga data
15 – 30 gusht 2021 duke plotësuar të dhënat e formularit.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dëftesë e arsimit bazë (dëftesën e lirimit).
Në mungesë të saj, vërtetimin origjinal me nota dhe me fotografi, lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga Zyra Vendore Arsimore, ose kopje e faqes së plotë të amzës, lëshuar nga Zyra e Arkivit të Shtetit.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania.
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç".
- Klikoni butonin "Përdor".
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo".
- Aplikimi mbërrin në Institucionin Arsimor përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe institucioni arsimor bën procedurën për trajtimin e kërkesës;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 24 orëve.
Periudha e vlefshmërisëPa limit
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al