Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë nxënësve të interesuar të transferohen nga një shkollë e arsimit te mesëm të lartë në një shkollë tjetër. Transferimi i nxënësit nga gjimnazi në gjimnaz, si rregull, bëhet pas përfundimit të vitit shkollor ose pas përfundimit të njërit prej tremujorëve, kurse në raste të ndërrimit të vendbanimit në një ZVAP tjetër gjatë vitit shkollor. Personi që ushtron përgjegjësin prindërore, mund të bëjë një aplikim online ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit.
Nxënësi lejohet të transferohet nga shkolla e arsimit të mesëm profesional në gjimnaz vetëm pas vitit të parë shkollor dhe pasi të kalojë në provimet e njëvlershmërisë. Ndalohet transferimi i nxënësve nga arsimi i mesëm me kohë të pjesshme në arsimin e mesëm me kohë të plotë. Transferimi i nxënësit të shkollës së arsimit të mesëm të lartë në një shkollë të një profili tjetër mund të bëhet pasi përfundon viti shkollor dhe me miratim të ZVAP-së.
Në lidhje me transferimet nga gjimnazi në shkollë profesionale, nxënësi i klasës së 10-të lejohet të transferohet vetëm brenda tre muajve të parë të vitit shkollor.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Personi që ushtron përgjegjësin prindërore, identifikohet si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Transferimi i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi i kalon për shqyrtim institucionit arsimor ku nxënësi kërkon të transferohet.
- Aplikuesi njoftohet elektronikisht në rubrikë "Hapësira ime", "Mesazhet e mia" për pranimin ose refuzimin e aplikimit të tij.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al