Shërbimi elektronik "Aplikim për Leje për Ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale dhe Bonus Rijetësimi" ofron mundësinë e aplikimit online për pajisje me leje për llojet e mëposhtme:
1) Aplikim për Leje për ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale: Monument Kulture i Kategorisë së I-rë:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që gëzojnë statusin Monument Kulture të kategorisë së I-rë
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
2) Aplikim për Leje për ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale: Monument Kulture i Kategorisë së II-të:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që gëzojnë statusin Monument Kulture të kategorisë së IT-të
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
3) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit Qendër Historike:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda Qendrës Historike
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77, 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brënda Qendrave Historike duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
4) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit Ansambel Historik Urban:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda Brenda Kufirit Ansambel Historik Urban.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77, 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brënda Ansaambël historike duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
5) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit Zonë e Mbrojtur e Qendrës Historike:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda Kufirit Zonë e Mbrojtur e Qendrës Historike.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77, 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brënda kufirit të zonës së mbrojtur të Qendrës Historike duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
6) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit të Zonës Mbrojtëse të Monumentit:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda Kufirit të Zonës Mbrojtëse të Monumentit.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 77 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brënda kufirit të zonës së mbrojtur të monumentit duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
7) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit Park Arkeologjik:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda Parqeve Arkeologjike.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brenda kufirit të Parkut Arkeologjik duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
8) Aplikim për Leje për ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit zonë me potencial Arkeologjik:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda kufirit të zonave me potencial arkeologjik
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brenda kufirit të zonave me potencial arkeiologjik duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
9) Aplikim per Leje per nderhyrje ne Pasuri Kulturore Materiale: Brenda Kufirit zonë Arkeologjike “B”:
Shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale i projekteve që ndodhen brënda kufirit të zonave arkeologjike “B”
Në mbështetje të Ligjit Nr. 27/2018, datë 17.05.2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 48 dhe V.K.M. nr. 208, datë 10.04.2019 “Përbërjen, Mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe shpërblimin e anëtarëve Të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale”, projektet e restaurimit, rikonstruksionit, mirëmbajtjes, konservimit apo rijetëzimit investitori brenda kufirit të zonave arkeologjike “B” duhet të marrë miratimin për projektin nga Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.
10) Aplikim për Bonusin e rijetësimit, pjesë e Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale përdoret për mbështetjen e politikës kombëtare të mbrojtjes ruajtjes dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore materiale. Bonusi i rijetësimit vjen në ndihme të pronarëve /përdoruesve të ligjshëm të pasurive të paluajtshme që janë pjesë përbërëse e ansambleve historike urbane, qendrave historike, zonave arkeologjike ose kanë status pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumentacioni për leje për ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale mund të shihet
këtu.
Dokumentacioni për Bonusin e Rijetësimit që duhet të ngarkohet nga aplikanti:
a) Përshkrim i detajuar në lidhje me aktivitetin/planbiznesi në lidhje me investimet për aktivitetin, që dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike të investimit të projektit në fund të investimit (në rast se propozimi është me karakter rijetëzues);
b) Të dëshmojë një nga dokumentet si vijon:
i. në rast aplikimi për ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese, dokument pronësie/ se është përdorues i ligjshëm i pronës për të cilën kërkon financim për ndërhyrjen (në rast se nuk disponon dokument pronësie)/Vetdeklarim/Vërtetim nga Bashkia që është banues në objektin që kërkon financim ;
ii. në rast aplikimi për restaurim/ rijetëzimit të pjesshëm ose të plotë, çertifikatë pronësie/ deklaratë noteriale për dakortësinë e bashkëpronarëve, në rast se aplikuesi është bashkëpronar/ autorizim në rast se aplikuesi është i ndryshëm nga pronari i ligjshëm/deklaratë noteriale për dakortësinë e pronarit/pronarëve shoqëruar me kontratën e qirasë me afat mbi 1 vit në rast se aplikuesi ushtron aktivitet tregtar;
c) Vetdeklarim për vlerën e bashkëfinancimit;
d) Autorizim për aplikimin, kur zhvilluesi është i ndryshëm nga pronari;
e) Projekti i plotë i hartuar nga subjekte të licencuar për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale, i miratuar ose jo dhe i shoqëruar me:
i. Specifikimet teknike;
ii. Relacionin teknik të punimeve;
iii. Preventivin me vlerë referuar kërkesës për financim dhe bashkëfinancimin (referuar vetdeklarimit), hartuar me çmime sipas manualeve të miratuara në përputhje me legjislacionin në fuqi;
iv. Kalendarin (grafikun) e punimeve.
Për aplikimet për leje zhvillimore transformuese në territor në zona arkeologjike ose jo duhet të kryhet aplikimi nga subjekt/individ/person fizik i licencuar në arkeologji në sistemin WEBGIS, në link: webgis.asha.gov.al
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për Leje për Ndërhyrje në Pasuri Kulturore Materiale dhe Bonus Rijetësimi";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin elektronik, duke ngarkuar dokumentacionin e kërkuar.
- Aplikimi merret në shqyrtim nga Sekretaria Teknike për dokumentacion;
- Bëhet shpërndarja nëpër drejtori dhe në DRTK-në ku shtrihet projekti, shqyrtimi në Këshill Teknike dhe në KKTKM dhe nxjerrja e Vendimit;
- Pas përfundimit të procedurës, njoftohet subjekti nëpërmjet sistemit elektronik për përfundimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës dhe për përcjelljen e saj pranë organit kompetent.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit60 ditë
Periudha e vlefshmërisëSipas grafikut të punimeve të depozituar
KostotNë proces miratimi të kostove të shërbimit
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al