LinkButtonLinkButton

Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit

Kontaktet
E-mail:  info@akshi.gov.al
Adresa:  Rruga "Papa Gjon Pali II" Nr. 3 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit
Shërbimi elektronik "Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit" mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, të ndryshuar, nenit 19, Ligjit nr.9880, “Për Nënshkrimin Elektronik” të ndryshuar, si dhe Ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” të ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, dhe mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon certifikatat dixhitale X.509 të Nënshkrimit Elektronik.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
-Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; -Zgjidhni shërbimin "Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit"; -Klikoni butonin "Përdor"; -Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik; -Pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës, mund të shkarkoni mandatin e pagesës me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të kryer pagesën online duke klikuar butonin “Pagesë online”; -Nëse zgjidhni "Pagesë online" mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar e-banking ose përmes një karte krediti/debiti; -Nëse zgjidhni të vijoni pagesën përmes kanalit bankar e-banking në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare, Union Bank, OTP Bank, AlPay dhe Pago ); -Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës; -Më pas duhet të vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; -Nëse zgjidhni të vijoni pagesën përmes një karte krediti/debiti zgjidhni "Pagesë me kartë krediti/debiti"; -Në hapat e ardhshëm zgjidhni kanalin bankar "Credins"; -Pagesa në këtë kanal bankar kryhet edhe me karta të leshuara nga banka të tjera të nivelit të dytë; -Kujdes! Për pagesat e kryera nëpërmjet kanalit bankar me kartë krediti/debiti i shtohet vlerës së shërbimit dhe një komision shtesë me vlere 3% të kostos totale, për t'u paguar; Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h; -Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë; -Certifikata Elektronike do ju dërgohet në llogarinë e biznesit në portalin qeveritar e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”. *Para se të kryeni aplikimin, lutemi të verifikoni që të keni të regjistruar një numër kontakti dhe adresë e-maili aktiv në llogarinë e biznesit, pasi fjalëkalimi për të aksesuar certifikatën elektronike do ju dërgohet me mesazh nga portali qeveritar e-Albania dhe me e-mail nga adresa njoftime.pki@akshi.gov.al. Nëse ju jeni pajisur me certifikatën e fiskalizimit, mund të bëni shkarkimin e saj nëpërmjet opsionit "Shkarko". Nëse dëshironi që certifikata e fiskalizimit të ridërgohet përsëri në adresën tuaj e-mail, duhet të zgjidhni opsionin "Ridërgo". KUJDES: Mandatpagesa duhet të përmbajë si të dhëna të detyrueshme në përshkrimin/detajet e pagesës: - NIPT-in dhe emrin e subjektit për të cilin është kryer pagesa; - Kodi 1087006 si institucion përfitues i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit; - Kodi 7113099 i llogarisë ekonomike së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Këto të dhëna gjenden edhe në faturën e arkëtimit në fushën “Kostot” më poshtë. *Modifikimi i të dhënave pas gjenerimit të mandatpagesës nga banka përkatëse, përbën falsifikim dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës

Kostot
4000 Leke
(Shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin