Shërbimi elektronik "Mbyllja e programit të studimit të Institucionit të Arsimit të Lartë" u vjen në ndihmë institucioneve të arsimit të lartë , të cilët aplikojnë për mbylljen e programeve të studimit. Aplikimi i institucioneve të arsimit të lartë për mbylljen e programeve të studimit do të bëhet online përmes portalit e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit.
Subjekti juridik vendas ose i huaj aplikon në e-Albania për mbylljen e programeve të studimit, jo më vonë se 6 muaj nga data e fillimit të vitit të ri akademik.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
- Kërkesë për mbyllje programi studimi;
- Propozimin e njësisë bazë dhe njësisë kryesore përgjegjëse, për mbylljen e programit të studimit;
- Vendimin e Senatit Akademik;
- Vendimin e Bordit të Administrimit për miratimin e mbylljes së programit të studimit.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Mbyllja e programit të studimit të Institucionit të Arsimit të Lartë";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin;
- MAS brenda një afati 21 ditor nga data e aplikimit njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit;
- Në rast se aplikimi ose dokumentacioni është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, MAS i kërkon në rrugë elektronike IAL-së që të bëjë plotësimin/saktësimin e dokumentacionit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi;
- Kur aplikimi dhe dokumentacioni është i plotë dhe garantohet nga IAL përfundimi i studimeve për studentët e regjistruar në programin që kërkohet të mbyllet, brenda 2 muajve nga data e aplikimit, Ministri përgjegjës për arsimin nxjerr aktin e mbylljes së programit përkatës të studimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitDeri në 60 ditë nga data e aplikimit
KostotAplikimi për mbylljen e programeve të studimit është pa pagesë.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al