LinkButtonLinkButton

Mbyllja e institucionit të arsimit të lartë

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Mbyllja e institucionit të arsimit të lartë
Shërbimi elektronik "Mbyllja e institucionit të arsimit të lartë" u vjen në ndihmë subjekteve juridikë, të cilët aplikojnë për mbylljen Institucionit të Arsimit të Lartë. Aplikimi për mbylljen e IAL-së me kërkesë të tij bëhet online përmes portalit e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Subjekti aplikon në e-Albania për mbylljen e institucionit te arsimit te larte, jo më vonë se 6 muaj nga data e fillimit të vitit të ri akademik.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti - Kërkesë e argumentuar; - Propozimi i Senatit Akademik dhe propozimi i Bordit të Administrimit për mbylljen e IAL-së; - Deklaratë për shlyerjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe taksave vendore, shoqëruar me vërtetimin përkatës nga institucionet përgjegjëse; - Deklaratë mbi mbulimin e pasojave juridike dhe masat e marra për përfundimin e rregullt të studimeve nga ana e studentëve të IAL-së; - Deklaratë mbi pajisjen me dokumentacionin për transferim studimesh të studentëve të IAL - së që nuk kanë përfunduar studimet dhe përmbushjen e të gjithë detyrimeve financiare kontraktuale ndaj studentëve të IAL-së.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Mbyllja e institucionit të arsimit të lartë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - MAS brenda një afati 30 ditor nga data e aplikimit njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit. - Në rast se aplikimi ose dokumentacioni është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, MAS i kërkon në rrugë elektronike IAL-së që të bëjë plotësimin/saktësimin e dokumentacionit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi. - Kur aplikimi dhe dokumentacioni është i plotë dhe garantohet nga IAL mbulimi i pasojave juridike dhe masat e marra për përfundimin e rregullt të studimeve nga ana e studentëve brenda 2 muajve nga data e aplikimit, Ministri përgjegjës i arsimit i propozon Këshillit të Ministrave mbylljen e institucionit të arsimit të lartë.

Periudha e vlefshmërisë
Deri në 90 ditë nga data e aplikimit

Kostot
Aplikimi për mbylljen e institucionit të arsimit të lartë është pa pagesë.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin