LinkButtonLinkButton

Aplikim për mbylljen e institucionit te arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Aplikim për mbylljen e institucionit te arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj
Shërbimi elektronik "Aplikim për mbylljen e institucionit te arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj" u vjen në ndihmë subjekteve të licencuara, me objekt veprimtarie në fushën e arsimit parauniversitar, të cilët aplikojnë për mbylljen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj. I. Subjekti, që e mbyll vetë institucionin arsimor privat, njofton përmes formularit të aplikimit online, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për arsyet e mbylljes, vetëm në përfundim të vitit shkollor. Kur një subjekt nuk e përmbush këtë detyrim, ai nuk ka të drejtë të kërkojë hapjen e një institucioni arsimor privat, të çfarëdo lloji, për 5 vite shkollore pasuese. II. Subjekti që nuk e hap institucionin arsimor privat gjatë dy viteve shkollore të njëpasnjëshme, nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, e humbet të drejtën e hapjes së institucionit. Subjekti duhet të përsëritë procedurat për rihapjen e institucionit arsimor privat. III. Në rastin e konstatimit, nga institucionet përgjegjëse për kryerjen e verifikimit, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe autoritetet tatimore, të shkeljeve të kritereve dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim nga institucionet arsimore private, njoftohet Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti - Dokumenti që vërteton dorëzimin e dokumentacionit shkollor në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar ose në Drejtorinë Vendore të Arkivave; - Numri i nxënësve për çdo klasë në vitin e fundit shkollor; - Deklarimi për shlyerjen e të gjitha detyrimeve financiare ndaj nxënësve që kanë ndjekur institucionin arsimor, i cili kërkon të mbyllet; - Deklarimi për pajisjen e të gjithë nxënësve me dokumentacionin përkatës që i lejon ata transferimin në një institucion arsimor tjetër.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për mbylljen e institucionit te arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - Pas marrjes në shqyrtim nga MAS kur dokumentacioni i paraqitur ka mangësi njoftohet subjekti që të kryejë përmirësimet në dokumentacion ose ndreqjet në infrastrukturë, brenda një afati të caktuar; - Nëse kërkesa miratohet MAS paraqet propozimin në Këshillin e Ministrave për mbylljen e institucionit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Procedura për mbylljen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, nuk ka një afat të përcaktuar, por zgjat afërsisht 30 ditë. Subjekti aplikon për mbylljen e institucionit vetëm në përfundim të vitit shkollor

Periudha e vlefshmërisë
Vendimi i Këshillit të Ministrave për mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar privat është i vlefshëm përgjithmonë, pa afat të përcaktuar.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ky shërbim nuk mund të përdoret në këtë periudhë të vitit! Periudha e aplikimeve ka përfunduar!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin