LinkButtonLinkButton

Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë
Shërbimi elektronik "Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë" u vjen në ndihmë subjekteve/IAL-ve, të cilët aplikojnë për hapjen ose riorganizimin e programeve të studimit. Aplikimi për hapjen ose riorganizimin e programeve të studimit bëhet online përmes platformës e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Subjekti juridik vendas ose i huaj aplikon në e-Albania, duke plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e programit të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit lartë, brenda datës 30 Nëntor për vitin akademik pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: 1. Dokumenta të përgjithshme - propozimin e njësisë bazë ku do të ofrohet programi i studimit; - vendimin e Senatit Akademik dhe Bordit të Administrimit, që miraton hapjen e programit/eve të studimit. Në rast se propozimi vjen nga një institucion publik i arsimit të lartë dhe kërkon financim nga buxheti i shtetit depozitohet miratimi paraprak i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL); - mandat pagesën për tarifën që paguhet për vlerësimin nga ekspertët e programit të studimit, sipas përcaktimeve në VKM nr. 109/2017, të ndryshuar; - listën e plotë emërore të personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme për programin e studimit, ngarkesën mësimore dhe formën e punësimit, si dhe titullin akademik dhe gradën shkencore përkatëse. 2. Dosja e Personelit - kontratat e punës me personelin e planifikuar për t'u angazhuar me kohë të plotë në rast të hapjes së programit, ose vërtetim nga rektori mbi kategorinë e personelit akademik, dhe kohëzgjatjen e kontratës me ose pa afat të caktuar; - dëshmitë që vërtetojnë shkollimin e kualifikimet, titujt dhe gradat (fotokopje); - letrën e angazhimit të çdo anëtari të personelit akademik të planifikuar për t'u angazhuar me kohë të pjesshme; - lejen e punëdhënësit kryesor për anëtarët e personelit akademik me kohë të pjesshme; - me përjashtim të personelit akademik nga një IAL e huaj, në rastin e hapjes së një programi studimi në gjuhë të huaj, personeli akademik duhet të ketë fituar së paku një diplomë të një programi studimi në një nga ciklet e studimeve universitare të kryer në gjuhën në të cilën do të zhvillohet programi i studimit, ose të zotërojë dëshmi për nivelin C1 të njohjes së gjuhës respektive në të cilën do të ofrohet programi, vërtetuar përmes testeve ndërkombëtare, të cilat ndodhen në listën e miratuar nga MASR-ja për pranimet në ciklin e dytë dhe të tretë. 3. Opsionale vetëm në rast të ndryshimeve në infrastrukturë. Në rast se IAL-ja parashikon zgjerim të infrastrukturës ekzistuese në dispozicion të programeve, të depozitohet: - relacioni i verifikimit të godinës së re, i përpiluar nga një person juridik apo fizik i licencuar nga organi kompetent shtetëror, sipas kuadrit ligjor në fuqi (shoqëruar me kopjen e njësuar me origjinalin të licencës së këtij të fundit). - planimetria dhe plan vendosja e godinës/pjesës së re të institucionit, leja e shfrytëzimit të godinës, së bashku me bazën materiale dhe didaktike. - akti i posedimit të godinës apo kontrata e qirasë me afat së paku 3-vjeçar, e shoqëruar me vërtetimin e pronësisë së qiradhënësit. 4. Dokumentacioni mbi programet e studimit, të plotësuar në të gjitha elementet e tij, në zbatim të vendimit nr.41, datë 24.1.2018 të Këshillit të Ministrave “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar,: - rregullore e programit të studimit; - plani mësimor për çdo program studimi; - programet e lëndëve (syllabuset) të nënshkruara nga titullarët/pedagogët e tyre (për programet profesional 5. (Opsionale vetëm për programe të përbashkëta studimi) Në rast bashkëpunimi me një institucion tjetër vendas ose të huaj të arsimit të lartë për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit, së bashku me dokumentacionin e mësipërm, kërkohet depozitimi në gjuhë shqipe, i përkthyer dhe noterizuar edhe i dokumenteve si më poshtë: - Akti i akreditimit të institucionit partner ose të programit të studimit. - Dokumenti zyrtar i bashkëpunimit (marrëveshje kuadër), ku parashikohet ofrimi i programeve të përbashkëta të studimit. - Marrëveshja specifike për programin konkret të studimit ku të parashikohen modalitetet e ofrimit të tij, si autorësia dhe pronësia e syllabuseve të depozituara, gjuha dhe metoda e mësimit dhe provimeve, shkëmbimi i stafit pedagogjik, etj. Kjo marrëveshje mund të jetë edhe në formën e rregullores së përbashkët mësimore. - Lloji dhe modeli i diplomës (e dyfishtë, e shumëfishtë, e përbashkët),i miratuar nga IAL-të.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - MASR brenda një afati 60 ditor nga data e aplikimit njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit; - Në rast vlerësimi pozitiv nga MASR, subjekti ngarkon elektronikisht, brenda 15 ditëve, dokumentacionin që përmban formulari i aplikimit. MASR ka të drejtë të kërkojë që një ose disa dokumente të dorëzohen fizikisht; - Shqyrtimi paraprak i dokumentacionit të mësipërm realizohet në MASR, brenda 21 ditëve nga depozitimi. Në rastet kur dokumentacioni është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, MASR i kërkon në rrugë elektronike IAL-së që të bëjë plotësimin/saktësimin e dokumentacionit, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi dhe praktika arkivohet; - Në rast se dokumentacioni konsiderohet i plotë, dokumentacioni i kalon për vlerësim ekspertëve të caktuar nga MASR, sipas fushave të ekspertizës dhe të zgjedhur nga lista vjetore e ekspertëve të miratuar nga ASCAL, të caktuar me urdhër të ministrit. Ekspertët brenda 21 ditëve dorëzojnë raportin e vlerësimit në MASR. Në rastet kur dokumentacioni vlerësohet nga ekspertët se është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi, institucionit i kërkohet në rrugë elektronike plotësimi i tij brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit. Në mungesë të plotësimit të dokumentacionit brenda këtij afati, konsiderohet se subjekti ka hequr dorë në heshtje nga aplikimi dhe praktika arkivohet; - Dokumentacioni i plotësuar i kalon për rivlerësim ekspertëve, të cilët, brenda 15 ditëve, dorëzojnë raportin e rivlerësimit në MASR. Në rastet kur dokumentacioni është përsëri i paplotë, praktika arkivohet; - Pas vlerësimit përfundimtar pozitiv nga ekspertët, ministri miraton me urdhër hapjen e programit të studimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Deri në 90 ditë nga data e aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Hapja e programeve të studimit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin dhe është i vlefshëm për një afat të papërcaktuar. Leja e dhënë bëhet e pavlefshme për rastet e parashikuara në ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në republikën e Shqipërisë” dhe në Udhëzimin nr. 1, datë 14.1.2020 të MASR

Kostot
Aplikimi për hapjen e programeve të studimit është pa pagesë.
Shënim: Në rast të miratimit të aplikimit nga MASR, me ngarkimin e dokumentacionit përkatës, subjekti duhet të ngarkojë dhe mandat pagesë prej 30% të shumës së tarifës bazë për vlerësimin e jashtëm të programeve të studimit, parashikuar në tabelën 2/b, të vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të ndryshuar.
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin