LinkButtonLinkButton

Aplikim për hapjen e institucionit të arsimit të lartë

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Aplikim për hapjen e institucionit të arsimit të lartë
Shërbimi elektronik "Hapja e institucionit të arsimit lartë" u vjen në ndihmë subjekteve të regjistruara, me objekt veprimtarie në fushën e arsimit të lartë, të cilët aplikojnë për hapjen e një institucioni të arsimit të lartë (IAL) (Universitet, Kolegj Profesional, Akademi, Kolegj Profesional i Lartë) Aplikimi i subjektit/IAL-së bëhet online përmes portalit e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Subjekti juridik vendas ose i huaj aplikon në e-Albania, duke plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e institucionit të arsimit të lartë, brenda datës 15 maj për vitin akademik pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Dokumentacioni ligjor. a) Ekstrakti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit ose vendim regjistrimi nga gjykata kompetente për subjektin juridik, ku të jetë përfshirë arsimi i lartë në objektin e veprimtarisë së tij. b) Dëshmi që subjekti, administratori dhe ortaku/ët nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale. 1. Dokumentacioni ligjor a) Jetëshkrimet e administratorit dhe ortakut/ëve të shoqërisë
2. Dokumentacioni për plotësimin e standardeve akademike dhe të organizimit të IAL-së. a) Projekt-statuti i institucionit të arsimit të lartë (në vijim IAL) ku përcaktohen detyrimisht strukturat dhe kërkesat e tjera të parashikuara në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. b) Lista e stafit akademik dhe ndihmës akademik sipas njësive kryesore/njësive bazë ku do të atashohen. Njësia bazë duhet të plotësojë kushtin që të ketë në përbërje të paktën 7 (shtatë) anëtarë si personel akademik me kohë të plotë, ndër të cilët, të paktën tre, me gradë shkencore ose titull akademik. Njësia bazë për Kolegjin Profesional të Lartë duhet të ketë në përbërje të paktën 5 (pesë) anëtarë të punësuar me kohë të plotë si personel mësimdhënës nga të cilët, të paktën 1 (një) me gradë shkencore ose titull akademik. c) Kopje të dëshmive të titujve akademikë dhe gradave shkencore, për kategoritë “Profesor” dhe “Lektor”, kopje të diplomës “Master i shkencave” për kategorinë “Asistent lektor”. d) Aktmarrëveshjet/kontratat për angazhimin me kohë të plotë nënshkruar nga autoritetet drejtuese të institucionit të arsimit të lartë.
3. Dokumentacioni për programet mësimore a) Rregullorja e programit të studimit. b) Plani mësimor për çdo program studimi të propozuar, ku përcaktohen fusha përkatëse e arsimit, lëndët e ndara sipas kategorive të veprimtarive formuese me kreditet përkatëse, në vite e semestra dhe ngarkesa mësimore e personelit akademik të angazhuar. c) në vite e semestra dhe ngarkesa mësimore e personelit akademik të angazhuar. d) Planet lëndore (syllabus-et) përkatëse me firmën e titullarit të lëndës/pedagogut të lëndës (për programet profesionale). Personeli akademik me kohë të plotë duhet të mbulojë jo më pak se 70% të ngarkesës mësimore për çdo program studimi. e) Kopje të marrëveshjes kuadër dhe dokumentit të akreditimit të institucionit bashkëpunues, në rastin e ofrimit të një programi të përbashkët studimi me institucione të tjera të arsimit të lartë, vendës ose të huaj. f) Numri i studentëve që parashikohet të regjistrohen në programet e studimit në rast hapje të IAL-së, i nevojshëm për vlerësimin e standardit mbi raportin personel akademik me kohë të plotë/student, sipas fushave kryesore të studimit, parashikuar në VKM nr.418/2017 “Për standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë dhe të degëve të tyre”. g) Listën e titullarëve të lëndëve.
4. Dokumentacioni financiar; a) Plani financiar i të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara mbi veprimtarinë që do të kryejë. b) Deklaratë mbi burimet e financimit. c) Plani financiar i të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara mbi veprimtarinë që do të kryejë. d) Vërtetim bankar me anë të së cilës subjekti garanton sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare në masën e përllogaritur për studentë të deklaruar për pranim, sipas programit të studimit që do të ofrohet, si garanci e nevojshme për të siguruar cilësinë e programeve të planifikuara të studimeve, si dhe të veprimtarive të tjera të institucionit. e) Mandat pagesë prej 30% të shumës së tarifës bazë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional të llojit të IAL-së, parashikuar në tabelën 2/a, të vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të ndryshuar.
5. Dokumentacioni për normativat dhe infrastrukturën; a) Kopje të noterizuar të certifikatës së pronësisë së godinës ose kontrata e qirasë/huapërdorjes me afat jo më pak se 3 vjet, shoqëruar me kopje të njësuar të certifikatës së pronësisë së qiradhënësit. b) Relacion mbi infrastrukturën e godinës nga eksperti i licencuar, ku detajohen ambientet minimale të nevojshme për hapjen e IAL-ve, sipas natyrës së programeve të studimit që do të ofrohen, që janë si më poshtë: i. auditorë mësimi; ii. laboratorë për programin studimit dhe ndjekje praktikash; iii. ambiente për personelin akademik; iv. ambiente për personelin administrativ; v. biblotekë dhe ambiente për senatin, salla audiovizive, kompjuterësh etj.; vi. ambiente teknike (që i shërbejnë funksionit të godinës si kaldaja, motor gjeneratori, depozita uji dhe elektropompa, depo, kabina elektrike, etj.), oborr dhe ambiente të gjelbëruara. c) Leja higjieno-sanitare dhe akti për mbrojtjen nga zjarri, lëshuar nga institucionet përgjegjëse.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për hapjen e institucionit të arsimit të lartë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - MASR brenda një afati 30 ditor nga data e aplikimit, njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit. - Në rast vlerësimi pozitiv nga MASR, subjekti ngarkon elektronikisht, brenda 15 ditëve, dokumentacionin që përmban formulari i aplikimit. MASR ka të drejtë të kërkojë që një ose disa dokumente të dorëzohen fizikisht; - Dokumentacioni shqyrtohet brenda 30 ditëve nga data e ngarkimit elektronik të tij. Në rast se konstatohen mangësi në dokumentacion, MASR i kërkon elektronikisht subjektit plotësimin e tyre, brenda afatit kohor prej 15 ditëve nga data e njoftimit. Në rast se dokumentacioni nuk plotësohet brenda këtij afati, konsiderohet që subjekti ka hequr dorë nga aplikimi dhe praktika arkivohet; - Kur dokumentacioni është i plotë, vijon procedura me vlerësimin e plotësimit të standardeve nga ekspertë të jashtëm nga lista e miratuar nga ASCAL, të cilët caktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, në vijim ministri. Numri i ekspertëve për vlerësimin paraprak institucional, tarifat që paguhen nga IAL-të, si dhe masa e pagesës së ekspertëve, përcaktohen në VKM-në nr.109/2017, të ndryshuar; - Ekspertët brenda 21 ditëve dorëzojnë fizikisht raportin e vlerësimit në MASR. Në rastet kur dokumentacioni është i paplotë apo konstatohen mangësi/pasaktësi nga ekspertët, MASR njofton elektronikisht subjektin i cili bën plotësimet e nevojshme brenda 21 ditëve nga marrja e njoftimit; Nëse pas njoftimit, dokumentacioni nuk plotësohet nga subjektit brenda këtij afati, prezumohet që subjekti ka hequr dorë nga aplikimi dhe praktika arkivohet. - Dokumentacioni me plotësime i ngarkuar nga subjekti i përcillet ekspertëve, të cilët, brenda 15 ditëve dorëzojnë në MASR raportin e rivlerësuar. Nëse vlerësimi dhe vendimi përfundimtar është pozitiv, ministri i propozon Këshillit të Ministrave hapjen e institucionit të arsimit të lartë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
90 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Vendimi i Këshillit të Ministrave për hapjen e Institucionit të Arsimit të Lartë është i vlefshëm për një afat të pacaktuar për subjektin i cili ka aplikuar.

Kostot
Aplikimi për hapjen e institucionit të arsimit të lartë dhe shqyrtimi i tij në MASR është pa pagesë.
Shënim: Në rast të miratimit të aplikimit nga MASR, me ngarkimin e dokumentacionit përkatës, subjekti duhet të ngarkojë dhe mandat pagesë prej 30% të shumës së tarifës bazë për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin institucional të llojit të IAL-së, parashikuar në tabelën 2/a, të vendimit nr. 109, datë 15.02.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të ndryshuar.
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin