LinkButtonLinkButton

Hapja e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Hapja e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj
Njoftim i rëndësishëm: Afati për aplikimin e subjekteve për hapjen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, për vitin shkollor 2021-2022, ka përfunduar më datë 15 Mars 2021. Aktualisht janë hapur aplikimet e subjekteve për hapjen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, për vitin shkollor 2022-2023, afat që përfundon më datë 15 Mars 2022. Shërbimi “Hapja e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj” u vjen në ndihmë subjekteve të regjistruara, me objekt veprimtarie në fushën e arsimit parauniversitar, të cilët aplikojnë për hapjen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj. Duke filluar nga muaji Qershor 2020 aplikimi i subjektit do të bëhet online përmes portalit E-albania, me dy faza. Në fazën e parë subjekti aplikon në sistemin elektronik e-Albania duke plotësuar në mënyrë deklarative të gjitha të dhënat, sipas formularit të aplikimit. Gjithashtu në këtë fazë subjekti ngarkon elektronikisht edhe përshkrimin e propozimit, me të dhënat përkatëse. Faza e dytë do të jetë për subjektin në rastin e vlerësimit pozitiv të propozimit nga ministria përgjegjëse për arsimin. Në këtë fazë, subjekti ngarkon elektronikisht brenda 15 ditëve, dokumentacionin e parashikuar në shtojcën bashkëlidhur.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: Në rast vlerësimi pozitiv të aplikimit nga Ministria përgjegjëse për arsimin, subjekti ngarkon elektronikisht dokumentacionin e mëposhtëm: a) Rregulloren e brendshme të institucionit arsimor privat. b) Strukturën e vitit shkollor, planin mësimor dhe programet mësimore që do të zhvillojë institucioni arsimor privat. c) Modelin e dokumentit që institucioni arsimor do të lëshojë në përfundim të çdo viti shkollor dhe të nivelit të arsimit. Në rastet e institucioneve që zhvillojnë mësim edhe në gjuhë të huaj, dokumenti ngarkohet në gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi dhe në gjuhën shqipe. ç) Dokumentin miratues nga bashkësia përkatëse fetare, për hapjen e një institucioni arsimor privat, ku do të zhvillohen edhe lëndë fetare. d) Listën e plotë të personelit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ, numër kontakti dhe adresat tyre elektronike, si dhe dokumentacionin për: i. Drejtorin e institucionit arsimor, ngarkohen diplomat, licenca për ushtrimin e profesionit sipas kritereve të përcaktuara me ligj, kualifikimi përkatës ku të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe kontrata e punës. ii. Personelin mësimdhënës ngarkohen diploma/t dhe licenca për ushtrimin e profesionit, sipas kritereve të përcaktuara me ligj. Për shtetasit e huaj, diplomat duhet të jenë të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin. iii. Për punonjësit administrativ, diplomë të arsimit përkatës. e) Lejet e qëndrimit dhe lejet e punësimit për shtetasit e huaj që do të punësohen në institucionin arsimor privat. f) Për mësuesit që do të zhvillojnë në gjuhë të huaj lëndëte profilit të tyre dhe profili nuk është gjuha e huaj, ngarkohet dëshmi për nivelin e gjuhës C1, sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht. g) Për institucionet arsimore private që do të lëshojnë diplomë të huaj, ngarkohet modeli i diplomës së huaj dhe i përkthyer në shqip, si dhe aktet përkatëse që i japin të drejtën për lëshimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi. h) Relacionin me planimetrinë për mjediset e godinës ku do të zhvillohet veprimtaria mësimore, nga ekspert i licencuar. i) Kopje të njësuar të certifikatës së pronësisë së godinës ose kontrata e qirasë/huapërdorjes me afat jo më pak se 3 vjet, shoqëruar me kopje të njësuar me origjinalin të certifikatës së pronësisë së qiradhënësit. j) Kopje të lejes higjieno-sanitare dhe kopje akti për mbrojtjen nga zjarri, lëshuar nga institucionet përgjegjëse. k) Kopje të mandat pagesës së tarifës së aplikimit. Dokumentacioni në gjuhë të huaj ngarkohet i përkthyer në gjuhën shqipe. Kur ky dokumentacion lëshohet në gjuhë të huaj, nga një institucion i huaj, ai duhet të legalizohet, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si subjekt në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Hapja e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, në të cilën zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues sipas parashikimeve në shtojcën nr. 1, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - Ministria përgjegjëse për arsimin shqyrton aplikimin brenda 30 ditëve nga data e aplikimit dhe njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit. - Në rast vlerësimi pozitiv nga ministria përgjegjëse për arsimin, subjekti ngarkon elektronikisht brenda 15 ditëve, dokumentacionin e parashikuar në shtojcën nr. 2. - Ministria përgjegjëse për arsimin shqyrton brenda 30 ditëve dokumentacionin, duke kërkuar raport ekspertize nga institucionet varëse të specializuara për vlerësimin e kurrikulave dhe nga Komiteti Shtetëror për Kultet, kur institucioni arsimor privat do të zhvillojë edhe lëndë fetare. - Verifikimi i përmbushjes së standardeve të infrastrukturës të institucionit arsimor privat, parashikuar në shtojcën nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, kryhet me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për arsimin, nga një grup pune (një prej të cilëve specialist inxhinier) të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet vendndodhja e objektit. Grupi i punës përgatit një raport të detajuar vlerësimi, shoqëruar me rekomandimin përkatës për miratimin ose refuzimin e aplikimit. - Në përfundim të shqyrtimit, ministria përgjegjëse për arsimin pranon ose refuzon aplikimin. Nëse kërkesa refuzohet, subjekti nuk mund të aplikojë përsëri, për atë vit shkollor, për hapjen e një institucioni arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare, apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj. - Në rast të vlerësimit pozitiv, ministri përgjegjës për arsimin i propozon Këshillit të Ministrave projektvendimin për hapjen e institucionit arsimor privat. Propozimi, për hapjen e institucionit arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, për miratim nga Këshilli i Ministrave duhet të jetë jo më vonë se tre muaj para fillimit të vitit shkollor. *Shënim: Aplikimet nëpërmjet portalit e-albania mund të kryhen deri në datën 15 Mars, për vitin shkollor pasardhës.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Procedurat për shqyrtimin paraprak të aplikimit të subjektit për hapjen e një institucioni të arsimit parauniversitar privat, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, përfundojnë brenda 30 ditëve. Në rast vlerësimi pozitiv nga ministria përgjegjëse për arsimin, subjekti ngarkon elektronikisht brenda 15 ditëve, dokumentacionin. Dokumentacioni i depozituar shqyrtohet brenda 30 ditëve. Këto afate janë detyrim për t’u zbatuar si nga subjekti, ashtu edhe nga MAS që shqyrton praktikën.

Periudha e vlefshmërisë
Vendimi i Këshillit të Ministrave është i vlefshëm për një afat të papërcaktuar dhe vetëm për subjektin, i cili ka aplikuar. Kur kërkohet ndryshim i subjektit, subjekti i ri i regjistruar duhet të aplikojë nga e para për pajisjen me lejen për funksionimin e institucionit arsimor parauniversitar privat.

Kostot
Tarifat e kërkesave për hapje të institucioneve arsimore parauniversitare private, në të cilat zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, janë si më poshtë:

1. Për kopsht 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë;
2. Për shkollë të arsimit fillor 45 000 (dyzet e pesë mijë) lekë;
3. Për shkollë të arsimit të mesëm, të ulët 45 000 (dyzet e pesë mijë) lekë;
4. Për shkollë të arsimit bazë 55 000 (pesëdhjetë e pesë mijë) lekë;
5. Për shkollë të arsimit të mesëm, të lartë 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë.

Tarifa e shërbimit paguhet për llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Shuma e të ardhurave të realizuara nga tarifat e shërbimit, sipas këtij vendimi, derdhet 100% në buxhetin e shtetit. Tarifa e paguar për shërbimin, është e pakthyeshme.
Pagesa mund të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin