LinkButtonLinkButton

Aplikim për hapje dege e një institucioni të arsimit të lartë

Kontaktet
E-mail:  info@arsimi.gov.al
Adresa:  Rruga e Durrësit, Nr.23 Tiranë
Aplikim për hapje dege e një institucioni të arsimit të lartë
Shërbimi elektronik "Aplikim për hapje dege e një institucioni të arsimit të lartë" u vjen në ndihmë subjekteve/IAL-ve të regjistruara me objekt veprimtarie në fushën e arsimit të lartë, të cilët aplikojnë për hapjen e degës së institucioni të arsimit të lartë (Dege e IAL-së Universitet, Kolegj Universitar, Akademi, Kolegj Profesional i Lartë) Aplikimi i subjektit/IAL-së për hapje dege bëhet online përmes portalit e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Subjekti juridik vendas ose i huaj aplikon në e-Albania, duke plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e degës së institucionit të arsimit të lartë, brenda datës 15 tetor për vitin akademik pasardhës. Hapja e degës së IAL-së, si në nivel njësie kryesore si në nivel njësie bazë, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin. Për hapjen e programe të reja të studimit subjekti aplikon sipas formularit përkatës dhe ndiqet procedura përkatëse për hapjen e programit të studimit e parashikuar në Kreun IV/A të udhëzimit nr.1, datë 14.1.2020 të MAS.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekstrakti i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit ose vendim regjistrimi nga gjykata kompetente për subjektin juridik, ku të jetë përfshirë arsimi i lartë në objektin e veprimtarisë së tij. 1. Vendimin e Senatit Akademik dhe Bordit të Administrimit. Për IAL-të e huaja vendimet e organeve përkatëse të saj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe noterizuara.
2. Plan-biznesin për mbulimin e shpenzimeve për zhvillimin e veprimtarisë së tyre akademike.
3. Vetë deklarimin për burimin e financimit dhe vërtetim bankar.
4. Aktin e hapjes/riorganizimit dhe aktin e akreditimit të IAL-së dhe të programeve ekzistuese të studimit, të vendit të origjinës.
5. Dokumentacionin për përmbushjen e standardeve akademike, normativave dhe infrastrukturës në udhëzimin nr.1, datë 14.1.2020 të MAS, si më poshtë: a) Lista e stafit akademik dhe ndihmës akademik sipas njësive kryesore/njësive bazë ku do të atashohen. Njësia bazë duhet të plotësojë kushtin që të ketë në përbërje të paktën 7 (shtatë) anëtarë si personel akademik me kohë të plotë, ndër të cilët, të paktën tre, me gradë shkencore ose titull akademik. Njësia bazë për Kolegjin Profesional të Lartë duhet të ketë në përbërje të paktën 5 (pesë) anëtarë të punësuar me kohë të plotë si personel mësimdhënës nga të cilët, të paktën 1 (një) me gradë shkencore ose titull akademik. b) Kopje të dëshmive të titujve akademikë dhe gradave shkencore, për kategoritë “Profesor” dhe “Lektor”, kopje të diplomës “Master i shkencave” për kategorinë “Asistent lektor”. c) Aktmarrëveshjet/kontratat për angazhimin me kohë të plotë nënshkruar nga autoritetet drejtuese të institucionit të arsimit të lartë.
6. Për hapjen e programeve të reja të studimit që kërkon të ofrojë dega e IAL-së, subjekti duhet të aplikojë sipas formularit përkatës për hapjen/riorganizimin e programeve të studimit.
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes me NIPT në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për hapje dege e një institucioni të arsimit të lartë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat kryesore për subjektin aplikues, ngarkoni dokumentacionin e nevojshëm dhe dërgoni aplikimin; - MAS brenda një afati 30 ditor nga data e aplikimit, njofton subjektin në formë elektronike për vlerësimin e aplikimit; - Në rast vlerësimi pozitiv të aplikimit nga MAS, subjekti ngarkon elektronikisht, brenda 15 ditëve, dokumentacionin e mësipërm. MAS ka të drejtë të kërkojë që një ose disa dokumente të dorëzohen dhe fizikisht; - Dokumentacioni shqyrtohet brenda 30 ditëve nga data e ngarkimit elektronik të tij. Në rast se konstatohen mangësi në dokumentacion, MAS i kërkon elektronikisht subjektit plotësimin e tyre, brenda afatit kohor prej 15 ditëve nga data e njoftimit. Në rast se dokumentacioni nuk plotësohet brenda këtij afati, konsiderohet që subjekti ka hequr dorë nga aplikimi dhe praktika arkivohet; - Dokumentacioni i përcaktuar më sipër shqyrtohet nga MAS dhe në rast të vlerësimit pozitiv, nxirret akti i hapjes së degës në nivel njësie kryesore dhe/ose në nivel njësie bazë për institucionet e arsimit të lartë me seli qendrore jashtë Republikës së Shqipërisë, jo më vonë se 3 muaj pas aplikimit të fazës së parë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Deri në 90 ditë nga data e aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Hapja e degës së IAL-së miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin dhe akti është i vlefshëm për një afat të pacaktuar dhe vetëm për institucionin e arsimit të lartë, i cili ka aplikuar për hapjen e degës në nivel njësi bazë/njësi kryesore.

Kostot
Aplikimi dhe procedura e shqyrtimit të dokumentacionit për hapjen e degës së institucionit të arsimit të lartë është pa pagesë. Për hapjen e programe të reja të studimit që do të ofrohen nga dega e IAL-së, subjekti aplikon në shërbimin përkatës për hapje programi, ku përcaktohet në rast miratimi të aplikimit, dokumentacioni, procedura dhe pagesa që kryen subjekti.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin