Shërbimi elektronik "Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit" i'u mundëson subjekteve tregtare të njoftojnë pushimin e përkohshëm të aktivitetit te tyre. Me regjistrimin e këtij njoftimi statusi i subjektit shënon “Pezulluar”.
Baza ligjore:
- Ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar;
- Ligji nr.9901, datë 14..4.2017 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
- Ligji nr. 9920, datë: 19.05.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligji nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”;
- Ligji nr.10273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.
Dokumentacioni i nevojshëm - Dokument identifikimi i Administratorit / Përfaqësuesit ligjor
- Akti i Përfaqësimit (në rast se aplikanti është i ndryshëm nga përfaqësuesi ligjor);
- Akti për pezullimin e aktivitetit (kërkesë/vendim).
Sqarim për pikën e dytë:
- Në rastin e formës ligjore Person Fizik dokumentacioni i nevojshëm është formulari i aplikimit;
- Në rastin e formës ligjore Person Juridik dokumentacion i nevojshëm është vendimi i shoqërisë dhe formulari i aplikimit.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për njoftim për pushimin e përkohshëm të aktivitetit";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet;
- Pas dërgimit të aplikimit çështja merret në shqyrtim nga nëpunësi i autorizuar i QKB;
- Nëpunësi shqyrton aplikimin dhe merr vendim përkatës për çështjen;
- Subjektit aplikues i dërgohet përgjigje në mënyrë elektronike me e-mail si dhe tek "Hapësira ime" në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit8 (tetë ) orë pune
Sqarim: Për aplikimet e kryera gjatë ditëve të pushimit zyrtar afati për shqyrtimin e aplikimin fillon me fillimin e orarit zyrtar të punës për ditën pasardhëse.Periudha e vlefshmërisëNë rastin e miratimit të aplikimit lëshohet vërtetimi i miratimit të aplikimit i cili nuk ka afat.
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al