Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale "Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit" qytetarët mund të aplikojnë online për t'u pajisur me "Leje për dalje" për
arsye pune dhe
arsye të domosdoshme për fashën orare 22.00 - 06.00 me mjet qarkullimi rrugor ose në këmbë.
Leja për punë vlen vetëm për fashën orare 22.00 - 06.00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor.
-
“Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 - 06.00 vetëm për qytetarët të cilët duhet të dalin në këto orare për arsye të domosdoshme.
Kujdes! Në mungesë të email-it ose mesazhit konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen masat sipas legjislacionit në fuqi.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;
Në rast se ju nevojitet leje për punë:
- Përzgjidhni opsionin "Leje për punë";
- Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit "Me mjet" ose "Pa mjet"
- Në rast se do të përzgjidhni opsionin "Qarkullim me mjet", nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
- Nëse mjetinuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
- Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative
- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar:
Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:
- Përzgjidhni opsionin "Leje për arsye të domosdoshme";
- Shkruani saktë datën e lëvizjes;
- Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë ;
- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar:
Ndrysho të dhënat e llogarisë.
KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al