LinkButtonLinkButton

Leje për dalje

Kontaktet
Adresa:  Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Image & Communications Development shpk
Leje për dalje

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 32/3, datë 02.03.2022 për shfuqizimin e Urdhrit nr. 99, datë 10.02.2021 "Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit" janë hequr kufizimet për lëvizjen brenda vendit dhe qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë online për t'u pajisur me "Leje për dalje".

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni opsionin "Leje për punë";
- Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit "Me mjet" ose "Pa mjet"
- Në rast se do të përzgjidhni opsionin "Qarkullim me mjet", nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
- Nëse mjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;
- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
- Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative
- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;
- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Duke filluar nga data 3 Mars 2022 janë hequr kufizimet e lëvizjes në të gjithë vendin Nisur nga kjo datë nuk aplikohet më për autorizime për leje për dalje.
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin