LinkButtonLinkButton

Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve

Kontaktet
E-mail:  DK@mfa.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Gjergj Fishta" nr.6, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Soft&Solution shpk
Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve
"Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve" është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për të bërë vetëdeklarimin e humbjes, vjedhjes, dëmtimit apo bllokimit të dokumenteve. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit. Baza ligjore: - Urdhëri 1190 datë 09.01.2019, i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit “Për mënyrën e pranimit të deklarimit/vetdeklarimit të bërë nga shtetasit, për humbjen e dokumentave ose sendeve”

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetim për vetëdeklarim për humbje, vjedhje, dëmtim apo bllokim të dokumenteve”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues; - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"; - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat që kërkohen në formularin elektronik sipas arsyes që po bëni vetëdeklarimin dhe dërgoni aplikimin; - Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, do të njoftoheni me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit (rast urgjent).

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë. Nëse ka parregullsi në dokumentacion, koha e marrjes së shërbimit zgjat maksimalisht 50 ditë.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
30 € ose 30 $ (në varësi të shtetit ku aplikohet kërkesa)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin