LinkButtonLinkButton

Aplikim për huazim për lexim në sallat e Bibliotekës Kombëtare

Kontaktet
Tel:  +355 42 223 843
E-mail:  sekretaria@bksh.al
Adresa:  Ndërtesa e re, Sheshi "Skënderbej", Ndërtesa e vjetër: Rruga "George Bush" Orari: E hënë - e premte: 8:00 - 20:00 / E shtunë dhe festa zyrtare: 8:00 - 14:00 Tiranë
Aplikim për huazim për lexim në sallat e Bibliotekës Kombëtare
Shërbimi elektronik "Aplikim për huazim për lexim në sallat e Bibliotekës Kombëtare" ju mundëson qytetarëve të aplikojnë për përdorimin e materialeve bibliotekare brenda mjediseve të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për arsye të theksuar të hapësirës së nevojshme fizike për të ruajtur dhe për të shërbyer materialet bibliotekare, shërbimi i librit është i kufizuar, shërbimi i revistave është shumë i kufizuar, shërbimi i gazetave bëhet në raste të veçanta. Ndërsa botimet prej vitit 2016 e në viijim nuk shërbehen. Materiali i kërkuar shërbehet jo më parë se 24 orë nga plotësimi dhe dërgimi online sipas orarit të BKSH-së. Shërbimi i materialit të kërkuar do të ofrohet çdo ditë mbas orës 12:00 dhe mbetet në dispozicion të lexuesit, me kërkesën e tij, deri në përfundim të punës së tij kërkimore sipas rregullores. Në rast se materiali i kërkuar ekziston tashmë edhe në format elektronik, ai do të shërbehet vetëm në format elektronik pranë këndeve të leximit digjital. Materiali i shërbehet lexuesit vetëm mbasi ai depoziton kartën e identitetit pranë punonjëses në sallën e leximit gjatë kohës që e lexon këtë material në sallë. Baza Ligjore: Ligji Nr. 8576, datë 03.02.2000 "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Statuti i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; Rregullorja e brendshme për organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për huazim për lexim në sallat e Bibliotekës Kombëtare” ; - Klikoni butonin "Përdor" ; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Ju duhet të paraqiteni pranë mjediseve të Biblotekës Kombëtare me librezën e anëtarësisë për tu shërbyer me materialin e kërkuar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
24 orë nga plotësimi i aplikimit sipas orarit zyrtar të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Periudha e vlefshmërisë
Shërbimi i materialit të kërkuar mbetet në dispozicion të lexuesit, me kërkesën e tij, deri në përfundim të punës së tij kërkimore sipas rregullores.

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin