LinkButtonLinkButton

Aplikim për anëtarësim në Bibliotekën Kombëtare

Kontaktet
Tel:  +355 42 223 843
E-mail:  sekretaria@bksh.al
Adresa:  Ndërtesa e re, Sheshi "Skënderbej", Ndërtesa e vjetër: Rruga "George Bush" Orari: E hënë - e premte: 8:00 - 20:00 / E shtunë dhe festa zyrtare: 8:00 - 14:00 Tiranë
Aplikim për anëtarësim në Bibliotekën Kombëtare
Shërbimi elektronik "Aplikim për anëtarësimin në Bibliotekën Kombëtare " u mundëson qytetarëve të aplikojnë për t'u pajisur me kartelën dhe librezën e anëtarësimit për të marrë shërbime në : leximin e materialeve bibliotekare brenda mjediseve të saj; qasje në burimet referuese (bibliografi, enciklopedi, vjetarë etj.) në formë të shkruar dhe elektronike; Këndin Digjital të Leximit; materialet bibliotekare të organizuara me fonde të hapura në sallat e leximit; fotokopje; internet. Në Bibliotekën Kombëtare anëtarësohen personat që kanë mbushur moshën 15 vjeç. Baza ligjore: Ligji Nr. 8576, dt.03.02.2000 "Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar; Statuti i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; Rregullorja e brendshme për organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portal; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për anëtarësim në Bibliotekën Kombëtare”; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Ju duhet të paraqiteni pranë mjediseve të Bibliotekës Kombëtare me 2 (dy) fotografi të formatit të vogël për t'u pajisur me kartelën dhe librezën e anëtarësimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë sapo paraqiteni pranë mjediseve të Bibliotekës Kombëtare.

Periudha e vlefshmërisë
Anëtarësimi është vjetor. Anëtarësimi kryhet çdo fillim viti. (Vlefshmëria deri në 31 dhjetor nga momenti i lëshimit)

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin